Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çifti Hapur I Dario Fo, Shqip Në Nju Jork Nga Andis Gjoni
English

"Çifti Hapur" I Dario Fo, Shqip Në Nju Jork Nga Andis Gjoni

TIRANË, 12 Qershor/ATSH/.- Komedia "Çifti i hapur" , një komedi brilante e Dario Fo, e shkruar nga fituesi i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1997, është vënë në skënë pak ditë më parë, në kompleksin teatror Producers Club në Nju Jork nga një kast aktorësh dhe realizuesish shqiptarë. E shkruar me të njëjtin titull në vitin 1983, kjo pjese teatrale veç marrëdhënieve të një çifti prek prek politikën dhe ekonominë dhe mbi të gjitha vendin e gruas në familje dhe shoqëri. Me regji dhe skenografi të artistit të njohur me banim në Nju Jork, Andis Gjoni, kjo pjesë e shkruar nga mjeshtri i së qeshurës Dario Fo, mbajti të mbërthyer shikuesin për një orë e gjysëm përmes interpretimit të dy aktorëve të talentuar Roza Kalaj dhe Luan Bexheti. Ne një bisedë telefonike për ATSH-në, regjisori i shfaqes Andis Gjoni tha se "transmetimi i mendimit të Fo-së në këtë vepër arriti të jetë pjesë e kërkimit artistik, dhe lojës aktoriale të cilën vetëm mjeshtrat e monologut dinë t'a përcjellin". "U mundova të ndërtoj një shfaqje ku natyrshmëria dhe humori të shkriheshin në një amalgamë të jetësuar", tha Gjoni i cili në tetor të vitit të kaluar vuri me sukses të plotë në skenën e Tetarit Kombetar të Operas dhe Baletit në Tiranë, "Porgy and Bess", një ndër operat më popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, " Spektatori, siç edhe e prisja u bë pjesë integrale e shfaqjes, mori frymë me aktorët në skenë, qeshi dhe reflektoi bashkë me ta . Me forcën e provokimit, ideja e veprës u përforcua më mirë tek publiku, pjesë e të cilit u bënë dhe aktorët" tha Gjoni duke shtuar se "në këtë projekt i kishte bashkuar dashuria për teatrin, duke arritur të sjellin herë me antagonizëm herë me sarkazëm, idenë qëndrore të veprës që është , "Mos e humbni dashurinë!". Aktorja Roza Kalaj realizoi një prej arritjeve të saj më të mira aktoriale me këtë komedi. Pavarësht së roli i saj ishte i vështirë, me monologje të gjata dhe situata emocionale, ajo diti të përcillte një lojë me nuanca humori. Ndërsa aktori i njohur Luan Bexheti në rolin e bashkëshortit të Antonias portretizoi në mënyrë komike një karakter hedonist, egoja gjigande e të cilit e bën të veprojë si të ishte Eros dhe jo një njeri i zakonshëm. Ai dha një performancë rigoroze deri në fund duke e mbajtur të mbërthyer publikun. Dario Fo e ka shkruar këtë pjesë në fillimin e viteve 80'. Ajo është një komedi që trajton çështjen e diskriminimit ndaj gruas por dhe martesën si institucion. Autori satirozon mbi të gjitha mënyrën si femra portretizohej në mediat Italiane, dhe që vazhdon dhe sot. Roli i gruas si një objekt vetëm për të dhënë kënaqësi të sjell në mendje fiksimin e mediave me konkurse bukurie apo me përdorimin e femrës si një objekt stolie kur në të njëtjën kohë burrat nuk i mban dot askush nën rregullat të cilat vetë i kanë vënë. Megjithese jeton prej vitesh ne SHBA, Andis Gjoni ka qene aktiv edhe ne skenen shqiptare. Ai ka realizuar në Tiranë skenografinë e muzikalit me fame boterore "Kiss me Kate", një bashkepunim shqiptaro-amerikan. Në vitin 2004 ai realizoi ne Tirane skenografinë e premierës boterore "West Side Story" (Histori e Anës Perëndimore) dhe ky një bashkepunim shqiptaro-amerikan i suksesshëm, që shënoi dhe prezantimin për herë të parë të një musicali amerikan n Shqiperi. Kur jetonte ne Shqiperi ai ishte prezantuar me sukses në fushën e skenografisë së teatrit, e cilësuar si një skenografi moderne, që solli një fryme të re ne skenografinë shqiptare të pas viteve '90 . Përmenden skenografia e "Zonjushes Zhuli" e Strintbergut, skenografia e "Ylli pa emer" e Mihai Sebastian, "Jashte bie bore " e Vincenso Sallemme. Gjatë qendrimit te tij ne Nju Jork , Gjoni ka realizuar një serë skenografish në Broduej siç është shfaqja "Xhaxha Vanja" e Cehovit. Karriera e tij artistike veç skenografisë, dallohet dhe në zhanrin e pikturës, e cilësuar nga kritika si një pikturë që mbështetet në mitet dhe legjendat shqiptare apo edhe ballkanike, ndërtuar mbi një stil abstrakt, ku dallohen elementë te surrealizmit. /f.n/
KOMENTE