Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Gjeopolitika E Sllovakisë
English

Fishë Teknike - Gjeopolitika E Sllovakisë

BRATISLAVË, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Dosier të dhënash për Sllovakinë. SITUATIA GJEOGRAFIKE : Kufizohet me Poloninë në Veri, me Austrinë në Jugperëndim, me Hungarinë në Jug, me Ukrainën në Lindje dhe me Republikën Çeke në Perëndim. SIPËRFAQJA: 49.035 km2. POPULLSIA: 5.4 milionë banorë, ndër të cilët 521 mijë hungarezë dhe 90 mijë Romë, sipas statistikave zyrtare. KRYEQYTETI: Bratislava, me 431 mijë banorë (deri në vitin 2009). BESIMI: Kryesisht katolik (rreth 60 për qind), protestantë (rreth 29 për qind). MONEDHA: Euro që prej 1 janarit të vitit 2009. GJUHA ZYRTARE: Gjuha sllovake. HISTORI: Sllovakia është shtet i pavarur që prej 1 janarit të vitit 1993, pas ndarjes me Republikën Çek, tre vjet pas rënies së komunizmit në Çekosllovaki. I integruar në Republikën Çekosllovake pas rënies së mbretërisë së Habsbourg (në vitin 1918), vendi u pushtua nga nazistët gjatë Luftës II Botërore (në vitet 1939-1945). Satelit i Moskës që prej vitit 1948 deri në "Revolucionin e Kadifenjtë" të viteve 1989 në Çekosllovaki. INSTITUCIONE : Sistem demokratik parlamentar. President, juristi Ivan Gasparoviç, i zgjedhur në prill të vitit 2004 dhe i rizgjedhur në vitin 2009, pasues i komunistit partiak, Rudolf Schuster, i pari kryetar shteti i zgjedhur me votim universal në vitin 1999. Kryeministër, Robert Fico, i partisë së djathtë Smer-SD, që fitoi zgjedhjet legjislative të qershorit të vitit 2006. Ai drejton një koalicion të formuar nga 'Smer-SD' me ksenofobët e ekstremit të djathtë 'SNS' dhe nacionalistët e 'LS-HZDS'. Kjo qeveria pasoi një koalicion të qendrës së djathtë që, nga 1998 deri në 2006, zbatuar një seri reformash ultraliberale. EKONOMIA : E prekur ndjeshëm nga kriza financiare botërore, Sllovakia ekonomia e së cilës mbështetet kryesisht në industrinë e prodhimit të automjeteve dhe atë elektronike ka regjistruar në vitin 2009 një ulje të prodhimit industrial prej 14.5 për qind dhe të GDP prej 4.7 për qind. PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO(GDP) : 12.181 euro për frymë (në vitin 2009). PAPUNËSIA: 12.52 për qind deri në prill 2010. INFLACIONI : 1.3 për qind deri në prill 2010. FORCAT E ARMATOSURA : Që prej fillimvitit të 2006-ës, vendi zotëron një ushtri profesioniste prej rreth 23 350 trupash dhe punonjësish civilë. INSTITUCIONE NDËRKOMBËTARE: Sllovakia është anëtare e BE-së dhe e NATO-s që nga vitit 2004. FAQE ZYRTARE INTERNETI: www.vlada.sk (qeveria), www.prezident.sk (presidenti), www.nrsr.sk (parlamenti)./ /i.p/
KOMENTE