Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gantar: Kriza politike në Shqipëri, nuk ka lidhje me heqjen e vizave
English

Gantar: Kriza politike në Shqipëri, nuk ka lidhje me heqjen e vizave

Nikozia, 12 Qershor, NOA - “Sllovenia, e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë, në të gjitha përpjekjet e saj drejt Bashkimit Europian. Kjo mbështetje nuk do të mungojë as në heqjen e vizave”.

Këto fjalë i ka drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, homologu i saj slloven, Pavel Gantar, sipas të cilit, integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, “ndaj Sllovenia e konsideron heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet”.

Duke shtuar se gjithsesi kriza politike nuk do të ndikojë në heqjen e vizave.

“Ne sigurisht, - tha Gantar, - nuk do e lidhim çështjen e vizave me situatën politike në Shqipëri. Këto dy çështje, nuk mund të lidhen bashkë".

n.e/NOA

KOMENTE