Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gaza - Presidenca Spanjolle E Be-Së Për Një Qëndrim Të Fortë Të Përbashkët
English

Gaza - Presidenca Spanjolle E Be-Së Për Një Qëndrim Të Fortë Të Përbashkët

MADRID, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Kreu i qeverisë spanjolle vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, u shpreh sot për një qëndrim të fortë të përbashkët të BE-së lidhur me situatën në Gaza dhe me bllokadë e vendosur nga Izraeli. Hose Luis Rodriguez Zapatero, i cili u shpreh pas një takimi me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, deklaroi : "kërkojmë të përcaktojmë një qëndrim të fortë të përbashkët të Bashkimit Evropian përballë asaj që ndodhi në Gaza dhe situatës humanitare në zonë". Zyrtari spanjoll konfirmoi se ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, do t'i propozojë, të hënën, Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së që Bashkimi Evropian të shprehet qartë në favor të dhënies fund të bllokadës së Rripit të Gazës dhe që çdo veprim politik dhe diplomatik të ndërmerret për këtë qëllim". Këshilli i ministrave të Jashtëm evropianë do të përpiqet më 14 qershor në Luksemburg të hartojë një propozim të përbashkët që synon heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës, ka njoftuar këtë javë shefi i diplomacisë spanjolle. Ministrat evropianë do të diskutojnë "për një plan për heqjen e bllokadës" së vendosur nga Izraeli për "garantimin e hyrjes së ndihmës humanitare, qarkullimin e pasurive, personave dhe të mallrave", shtoi Moratinos në një intervistë për televizionin. Kreu i qeverisë spanjolle, që mban që prej fundit të qershorit presidencën e radhës së BE-së, përsëriti sot "dënimin" e Spanjës për sulmin e përgjakshëm izraelit ndaj flotiljes që transportonte ndihmë humanitare për Gazën, më 31 maj dhe kujtoi "nevojën e heqjes së embargos për Gazën për arsye humanitare. "Shpresojmë që me përpjekjet e presidentit amerikan Barak Obama do të mund të fillojmë në një kohë të arsyeshme një fazë bisedimesh dhe dialogu të drejtpërdrejtë mes izraelitëve dhe palestinezëve", deklaroi Zapatero. Spanja dhe Autoriteti palestinez kanë vendosur paralelisht krijimin e një konference ministrore ku pritet të marrin pjesë për herë të parë në korrik ministra spanjollë dhe palestinezë. Presidenti i Autoritetit palestinez u shpreh i kënaqur me rolin e BE-së dhe me qëndrimin politik evropian për Rripin e Gazës dhe i cilësoi "konstruktive" bisedimet me presidentin amerikan Barak Obama këtë javë në Uashington. /I.Pu.
KOMENTE