Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Mijëra Persona Manifestojnë Kundër Masave Shtrënguese Ekonomike
English

Itali - Mijëra Persona Manifestojnë Kundër Masave Shtrënguese Ekonomike

ROMË, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Disa dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik manifestuan sot në Romë kundër një plani masash shtrënguese vendosur nga qeveria e Silvio Berlusconit me kërkesë të sindikatës italiane CGIL, theksoi një fotograf. Manifestuesit që mbanin rreth qafës një shall të kuq ku shkruhej ''gjithçka mbi kurrizin tonë'' dhe banderola të shumta të konfederatës sindikaliste CGIL kaluan disa orë në qendrën historike të Romës në sheshin ''Republika'' ''Plani shtrëngues është i padrejtë pasi janë gjithmonë të njëjtët ata që duhet të paguajnë", deklaroi për shtypin sekretari i përgjithshëm i konfederatës, Guglielmo Epifani. ''Ky plan prek vetëm disa dhe nuk stimulon ekonominë, investimet dhe mbi të gjitha punësimin e të rinjve'', shtoi ai. Ky plan parashikon një ngrirje për tre vjet të pagave të funksionarëve, një reduktim me 10 për qind të buxhetit të ministrive si dhe një forcim të luftës kundër evazionit fiskal./ /ec/
KOMENTE