Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poni: Apel Qytetarëve Shqiptarë Të Mbështesin Procesin E Paisjes Me Pasaportat Biometrike
English

Poni: Apel Qytetarëve Shqiptarë Të Mbështesin Procesin E Paisjes Me Pasaportat Biometrike

Intervistë me zv.ministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni TIRANË, 12 Qershor /ATSH - Mira Shkurta / . - Paisja e shtetasve shqiptarë me pasaportat e reja biometrike, si një ndër kushtet kryesore që vendi ynë duhet të përmbushë për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, krahas përpjekjeve dhe detyrimeve që ka qeveria për ecurinë e këtij procesi, kërkon edhe angazhimin e shtetasve për të aplikuar për këtë dokument të rëndësishëm. Në një intervistë për ATSH-në, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i kërkoi sot qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë të mbështesin procesin e paisjes së tyre me pasaportat e reja biometrike. Nisur nga kapacitetet aktuale për prodhimin e pasaportave të reja biometrike, numri dy i ministrisë së Brendëshme i bëri apel të gjithë qytetarëve, që të aplikojnë sa më parë ta pasur një dokument të tillë, si dokumenti i vetëm që do t'u krijojë atyre mundësinë për të lëvizur në vendet e BE-së. "Për të mos u ndodhur në kushtet e emergjencës, qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë për t'u paisur me këtë dokument, pasi ata kanë privilegjin e madh që tashmë Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave dhe ky proces ka kuptim vetëm me pasaportat e reja", u shpreh Poni. Me gjithë kapacitetet aktuale që firma prodhuese i ka ofruar këtij procesi, për të përballuar një rritje të pritëshme të numrit të aplikimeve, me ardhjen e emigrantëve në Shqipëri gjatë sezonit veror, Poni informoi se i është kërkuar kompanisë kontraktuese të firmës së prodhimit të këtyre dokumentave, mundësisa e dyfishimit të kapaciteteve prodhuese për pasaportat e reja biometrike. Sipas tij, kjo kërkesë e bërë nga ana e qeverisë dhe e marrë në konsideratë nga firma "ALEAT" , do të zgjidhet në interes të qytetarëve dhe këtij procesi të rëndësishëm. Liberalizimi i vizave me vendet e BE-së, i cili pritet të bëhet i mundur brenda fundit të këtij viti, sipas zv.ministrit të Brendshëm, përkon edhe me afatin e skadimit të pasaportave aktuale për jashtë shtetit. Pavarësisht kohës së skadimit të këtyre dokumentave, nga data 1 Janar e vitit 2011, ato nuk do të jenë më të vlefshme. Kjo sipas Ponit, është kërkesë edhe e Bashkimit Europian. Zv.ministri i Brendshëm u shpreh gjithashtu se i është kërkuar Kompanisë "ALEAT", aplikimi me pagesë për prodhimin e pasaportës në një kohë më të shpejtë se afati dyjavor. Kjo pagesë, ashtu sikurse ndodh edhe në shtete të tjera, kur kërkohet përshpejtim i kohës së marrjes pas aplikimit, sipas tij, do të jetë mbi çmimin real prej 6 mijë lekësh që shtetasit duhet të paguajnë për pasaportën e re biometrike. Aplikimi për pasaportat biometrike, i cili filloi në 25 mars të vitit 2009, fillimisht me Tiranën, është t'u shtrirë në të gjithë vendin, ku funksionojnë 210 stacione aplikimi për këto dokumente. Pasaporta biometrike, e prodhuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazohet në Sistemin Automatik të Identifikimit të Shenjave të Gishtave (AFIS). Krahas këtij procesi, nga 12 Janari i vitit 2009, vazhdon edhe procesi i paisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike, numri i të cilave ka shkuar ne mbi 2,1 milionë. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2010, qytetarëve shqiptarë u është dashur që për çdo shërbim të ofruar publik, domosdoshmërisht ta kryenin atë me letërnjoftimin e ri elektronik. "Ka një kombinim midis kapaciteteve prodhuese dhe reagimit të të qytetarëve për dokumentat e reja, të cilat i kanë krijuar atyre shumë lehtësira, jo vetëm për të shmangur radhët e gjata për të marrë një çertifikatë, por edhe sigurisë që këto dokumenta ofrojnë", u shpreh zv.ministri Poni. Në këtë proces, Poni vlerësoi të rëndësishëm rolin që firma kontraktuese e prodhimit të këtyre dokumentave ka luajtur jo vetëm për standartet e ofruara, por edhe angazhimin e saj për t'iu përgjigjur në kohë kërkesave e prodhimit të tyre në kohë brenda afatit . Kjo kompani ka në gjithë vendin 210 zyra aplikimi. Qendra e Personalizimit e kompanisë "ALEAT", e hapur në Tiranë nga 2 shkurti i vitit 2009, është një sipërmarrje e krijuar nga bashkëpunimi i Sagem Securite (SAFRAN Group) dhe Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, i krijuar nëpërmjet marrëveshjes 5-vjeçare koncesionare nga Qeveria shqiptare, në korrik të vitit 2008, për të prodhuar dhe shpërndarë karta identiteti dhe pasaporta elektronike të një cilësie të lartë për të gjithë shtetasit shqiptarë. - Sagem Secutite - Sagem Securite, pjesë e grupit SAFRAN, është një nga prodhuesit më të njohur të sistemeve të identifikimit në botë, duke u fokusuar tek aplikimet kryesisht të bazuara mbi biometrinë, ku ajo është lider në botë. Ajo është ndër të vetmet në botë që zotëron tre kapacitete teknologjike themelore për sigurinë qeveritare dhe shtetërore: biometrinë (identifikimin e tipareve të fytyrës, shenjave të gishtit dhe irisit të syrit), deshifrim (PKI, firmosje elektronike dhe kodim i të dhënave). Si një operator me eksperiencë në sistemet e identifikimit, Sagem Securite ka zhvilluar dhe zbatuar me sukses projekte të ndryshme për shumë qeveri, duke ofruar zgjidhje ideale për sigurinë e regjistrave elektoralë, proceseve të votimit, aksesin në shërbimet publike, prodhimin e pasaportave/kartave të identitetit si dhe sistemin e vizave dhe kontrollin kufitar. /a.ke/
KOMENTE