Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prof. As. Andrea Kotro Qytetar Nderi I Delvinës
English

Prof. As. Andrea Kotro "Qytetar Nderi" I Delvinës

DELVINË, 12 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Bashkia e Delvinës nderoi sot me titullin "Qytetar nderi" (pas vdekjes) prof. as. Andrea Kotro, në 70 vjetorin e lindjes. Kryetari i bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani, duke i dorëzuar familjarëve të prof Kotros titullin e nderit, u shpreh se profesor Andrea Kotro ka mbetur në kujtesën e disa brezave të nxënësve dhe kolegëve të tij si model i mësimdhënies. Andrea Kotro në vitin 1960 filloi punën si mësues i matematikës dhe fizikës në shkollën e mesme të përgjithshme "10 Korriku" (sot "Sulejman Delvina") të Delvinës, ndërkohë që programet e këtyre lëndëve i zhvilloi edhe në ish-Teknikumin Bujqësor të këtij qytetit dhe më pas në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës. Veprimtaria pedagogjike dhe akademike e Prof. Andrea Kotros shtrihet në një hark kohor rreth 40 vjeçar, nga të cilat mbi 30 vjet në nivelin universitar, si pedagog i matematikës, në profilet e Inxhinierisë dhe të Kimisë industriale. Prof. as. Andrea Kotro u nda nga jeta më 23 dhjetor 2001./s.s./
KOMENTE