English

Shba - Media - Vdes Robert J. Vusler Një Prej Themeluesve Të Cnn-It

NJU JORK, 12 qershor /ATSH-MIA/ - Robert J. Vusler, një prej themeluesve të televizionit informativ amerikan, CNN, vdiq në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, njoftuan burime pranë gazetarit të njohur. Media botërore njoftoi sot edhe se ai kishte vdekur më 5 qershor në shtëpinë e tij. Vusler e filloi karrierën në televizionin, CBS, ku më vonë u bë producent ekzekutiv dhe mes të tjerash, mbikëqyri mbërritjen e njeriut në Hënë. Në vitin 1980 me ftesë të Ted Turnerit, ai iu bashkua kompanisë "Turner broadcasting systems" dhe mori pjesë në formimin e CNN-it. Robert J. Vusler është fitues i shtatë çmimeve televizive ''Emmy''./ a.jor.
KOMENTE