English

Shkodër, Rama: Kompromis Për Të Garantuar Transparencën

SHKODËR, 12 Qershor/ATSH-G. Marku/-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi sot në mbrëmje në kinema "Millenium" në Shkodër, me rastin e 19 vjetorit të krijimit të kësaj partie, tha se do të bëjmë çdo kompromis me mazhorancën për të garantuar transparencën. Pasi falenderoi socialistët e Shkodrës dhe deputetët e këtij Qarku për mbështetjen e protestave të PS dhe të grevës së urisë së saj, Rama theksoi se do të vijojë të kërkojë transparencë për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar. "Në rast se zgjidhja nuk do të vijë nga këto negociata që po zhvillohen ne jemi të gatshëm për të vazhduar betejen tonë", u shpreh Rama. Kryesocialisti Rama shprehu shqetësimin edhe për situatën ekonomike të vendit, e cila, sipas tij, është e vështirë./s.s./
KOMENTE