Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi B, Argjentina Bind Në Debutimin E Botërorit
English

Sport-Botëror/ Grupi B, Argjentina Bind Në Debutimin E Botërorit

TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/.- Argjentina tregoi menjëherë forcën e saj që në ndeshjen e parë në këtë Botëror, teksa mposhti 1-0 skuadrën afrikane të Nigerisë. Një gol i shpejtë, i shënuar me kokë në minutën e 6-të, nga mbrojtësi i Marsejës në kampionatin francez, Gabriel Heinze, i dha amerikanojugorëve 3 pikët e para në grupin B, por jo vendin e parë, i cili mbahet nga Koreja e Jugut, e cila ka golaverazh më të mirë pas fitores 2-0 ndaj Greqisë. Në fakt, goli i Heinzes mund të ishte shoqëruar nga të tjerë në rast se Mesi, Higuain apo Tevez do të kishin shënuar të paktën një herë në rastet e shumta që iu paraqitën gjatë ndeshjes. Por portieri nigerian, Eneyama, lojtari më i mirë i ndeshjes, ndali në disa raste sulmuesit argjentinas, duke treguar vlerat e tij. Ndërkohë edhe Nigeria krijoi disa raste për shënim nga krahu i majtë, që me pak më tepër kujdes mund të ktheheshin në gol nga Martins apo Yakubu. Në ndeshjet e dyta të grupit B, Argjentina do të luajë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Nigeria do të përballet me Greqinë. Grupi B Argjentina - Nigeri 1-0 Shënues: Heinze 6' Argjentina (4-2-3-1): Romero; Gutierrez, Demichelis, Samuel, Heinze; Veron (Maxi Rodriguez), Mascherano; Di Maria (Burdisso), Messi, Tevez; Higuain (Milito).Trajner: Diego Armando Maradona. Nigeria (4-3-3): Enyeama; Odiah, Yobo, Shittu, Taiwo (Uche); Haruna, Etuhu, Kaita; Obasi (Odemwingie), Yakubu, Obinna (Martins).Trajner: Lars Lagerback. /s.s./
KOMENTE