Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi B, Argjentina Kërkon Fitoren E Tretë Në Botërore Ndaj Nigerisë
English

Sport-Botëror/ Grupi B, Argjentina Kërkon Fitoren E Tretë Në Botërore Ndaj Nigerisë

- Argjentina e ka mundur dy herë Nigerinë, në vitin 1994 dhe 2002 -. TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ndeshja e Johanesburgut mes Argjentinës dhe Nigerisë ditën e sotme në orën 16:00 është e treta mes këtyre dy skuadrave në një finale botërori. Pas 16 vjetësh, Diego Armando Maradona bën rikthimin e tij në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Argjentinasi u largua me kokën ulur në Botërorin e vitit 1994 pas ndeshjes me Nigerinë, një ekip me të cilin trajneri i sotëm i Argjentinës do të përballet sot në ndeshjen e vlefshme për grupin B. Diego Maradona ka në dispozicionin e tij, dy nga golashënuesit më të mirë në Europës sezonin e kaluar, në ëndrrën për të fituar titullin e tretë: Lionel Mesin dhe Gonzalo Higuain, të cilët shënuan së bashku 61 gola. Afrikanët, ndërkohë, dëshirojnë të hakmerren për humbjen në finalen e futbollit në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, ku "La Albiceleste" triumfoi me një numër lojtarësh, të cilët janë të pranishëm në Johanesburg. Ata besojnë tek trajneri suedez, Lars Lagerbak, një nga ata që mundësuan eliminimin e Argjentinës në Botërorin e Kore/Japoni 2002. Nigeria, vuajti gjatë fazës kualifikuese, por ajo shpreson se trajneri Lagerbak do të jetë i dobishëm për t'i ndihmuar ata për të rizbuluar ritmin e duhur. Argjentina e ka mundur dy herë Nigerinë, në vitin 1994 dhe 2002. Dueli kyç pritet të jetë a mes sulmuesit argjentinas të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain dhe portierit nigerian, Vincent Enyeama. Argjentinasi shënoi 27 gola për Realin e Madridit në sezonin e kaluar në kampionatin spanjoll. "Ëndrra ime është të jem midis shënuesve më të mirë në Kupën e Botës", tha Higuain. Ndërkohë që Enyeama është një portier me eksperiencë dhe me reflekse natyrore, madje ka mbajtur të pastër portën në ndeshjen kundër Anglisë, në Botërorin Kore/Japoni 2002. Grupi B Argjentina-Nigeria Johanesburg, e shtunë 12 qershor, 16:00 /a.ke/
KOMENTE