Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi B, Greqia I Trembet Shpirtit Koreanojugor
English

Sport-Botëror/ Grupi B, Greqia I Trembet Shpirtit Koreanojugor

- Kjo është hera e parë që dy ekipet përballen midis tyre -. TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ndeshja e ardhshme është gjithmonë më e rëndësishmja. Trajnerët dhe lojtarët e përdorin për dekada këtë shprehje të vjetër për treguar fokusimin e tyre për ndeshjen e ardhshme. Por, në Botërorin e Afrikës së Jugut, fraza "ndeshja e parë është më e rëndësishmja", duket më e përshtatshmja për ekipe të tilla si, Koreja e Jugut dhe Greqia, të cilat do të përballen midis tyre sot në orën 13:30. Duke marrë në konsideratë edhe fuqinë e dy ekipeve të tjera në grupin B, Argjentinës dhe Nigerisë, kjo përballje mund të jetë vendimtare për Korenë e Jugut dhe Greqinë. Argjentina është pa asnjë dyshim si favoritja kryesore e grupit, ndërkohë që tri skuadrat e tjera do të luftojnë midis tyre për të kapur vendin e dytë dhe një vend në 16 më të mirat e turneut. Ji-Sung Park është ylli i padiskutueshëm i ekipit të Koresë së Jugut. Mesfushori sulmues i Mançester Junaitid, në vitin 2008 u bë i pari lojtar aziatik që ka fituar Ligën e Kampioneve Jorgos Karagunis, kapiteni i Panathinaikosit, konsiderohet si truri i Greqisë dhe një prej lojtarëve më të fortë që ka trajneri gjerman, Oto Rehegel, në urdhrat e tij. Koreja e Jugut-Greqia Stadiumi Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth (E shtunë, 12 qershor, ora 13:30) /a.ke/
KOMENTE