Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të hysh në Guiness duke zier fasule...
English

Të hysh në Guiness duke zier fasule...

Shkup, 12 Qershor, NOA – Pas jehonës mbarëbotërore të rekordeve Guiness të thyera nga Saimir Strati, ku me 200 mijë tapa shishesh vere realizoi veprën Mesdheu, si dhe kompozimin gjigant të mozaikut kushtuar mbretit të popit Majkëll Xhekson me plot 250 mijë penela të zi dhe bezhë, magjia e Guiness-ëve ka pushtuar edhe Maqedoninë.

Kuzhinieri maqedonas Lupco Gievski, ka zgjedhur fasulen, si mjetin e duhur me të cilën ai do të tentojë të thyejë rekordin e Guinessit.

Kuzhinieri nga Maqedonia do të vendosë një kavanoz prej 4 tonësh me plot 3450 litra ujë, në të cilin më 8 gusht do të fillojë zierja e fasuleve.

Sipas mediave maqedonase kavanozi do të prezantohet më 22 qershor në kryeqytetin Shkup, dhe më pas do të transferohet në fshatin Sarçievë të Shtipit, nga ku do të ndizet atmosfera mes erëmimit të mbi 300 kg fasuleve që ziejnë.

Për të thyer rekordin e vendosur më parë duhen 326 kg fasule, 2610 litra ujë, dhe produkte tjera të nevojshme.

Deri tani rekordin për zierjen e fasuleve më të mëdha e mbajnë studentët nga SHBA-të, të cilët kishin zier 1,2 ton fasule.

Në ceremoninë për pritjen e rekordit të ri të Guiness-it pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Organizata Ndërkombëtare Guinnes World Records.

mit/NOA
KOMENTE