Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 12 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike e mirë do të mbizotërojë edhe gjatë ditës së sotme në gjirin detar të Vlorës. Moti do të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë rritje të mëtejshme, gjë që po favorizon kushtet e lundrimit dhe të gjuetisë. Kjo ka bere qe më shumë se 20 peshkarexha të jenë në aktivitet të përditshëm, duke dalë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit, bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 21-23 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE