Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Volfgang Höpken: Perëndimi me paragjykime për kulturën politike “ballkanike”
English

Volfgang Höpken: Perëndimi me paragjykime për kulturën politike “ballkanike”

Lajpcig, 12 Qershor, NOA - Volfgang Höpken, profesor për Historinë e Evropës Lindore dhe Juglindore në Universitetin e Lajpcigut, në një intervistë për Deutche Velle, pohon se ekzistojnë elemente të një kulture politike, që i shohim në të gjitha vendet e Ballkanit për një periudhë të gjatë kohore, të paktën që nga shekulli i 19-të deri më sot.

Sipas tij, “korrupsioni ekziston sigurisht në Evropën Juglindore, madje në një masë të madhe, këtë e dimë të gjithë dhe kërkush nuk duhet ta reduktojë në folklor. Por një fenomen i tillë mund të shpjegohet edhe nga pikëpamja sociologjike, social-historike: është shprehje e largësisë së shtetit, e skepticizmit ndaj institucioneve shtetërore, por edhe e dështimit të institucioneve shtetërore”.

Z. Höpken, a mund të flitet për një kulturë politike ballkanike në përgjthësi? A ekziston ajo?

Sigurisht që ekzistojnë elemente të një kulture politike, që i shohim në të gjitha vendet e Ballkanit për një periudhë të gjatë kohore, të paktën që nga shekulli i 19-të deri më sot. Ato janë shprehje e zhvillimeve të ngjashme historike në vendet e Ballkanit në kohët moderne.

Megjithatë unë do të isha i rezervuar ta quaja këtë kulturë politike "ballkanike", sepse vendet e Ballkanit ndajnë nga njëra anë disa elemente të kulturës politike me rajone të tjera të Evropës dhe nga ana tjetër kjo fjalë e kulturës politike ballkanike tregon në njëfarë mënyre këto elemente.

Ajo sjell karakteristika të rajonit dhe të popujve të tij, dhe në këtë mënyrë ne i qëndrojmë larg stereo-tipeve të një rajoni të tërë.

Cilat janë këto elemente për të cilat po flisni?

Për shembull unë do të flisja për distancën që kanë këta njerëz me shtetin, mosbesimin tek institucionet publike dhe shtetërore.

Kjo ka shoqëruar të gjithë historinë e re të vendeve ballkanike, pavarësisht nga sistemi politik që ka sunduar në një kohë të caktuar. Kjo ka qenë një element i shteteve nacionale, pas lindjes së tyre në shek.19-të, gjatë kohës së luftës dhe gjatë periudhës socialiste.

Dhe ne mund ta shohim edhe tani gjatë epokës së transformimit. Antropologu Christian Giordana i ka quajtur një herë shoqëritë e Evropës Juglindore me fjalën "shoqëri e mosbesimit publik". Dhe kjo do të ishte një element i kulturës së përgjithshme politike në Ballkan.

Ju përmendët pak më parë disa paragjykime kundrejt Ballkanit. Në Perëndim, Ballkani shihet në përgjithësi si sinonim i korrupsionit, shpërdorimit, i zgjedhjeve populiste. A mund të bëhen përgjithësime të tilla?

Çdo stereo-tip përmban edhe "të vërteta" dhe stereo-tipet përgjithësojnë fenomenet dhe përvojat e perceptuara duke kthyer fenomene të tilla të thjeshta në karakteristika dalluese. Kështu është edhe në këtë rast. Korrupsioni ekziston sigurisht në Evropën Juglindore, madje në një masë të madhe, këtë e dimë të gjithë dhe kërkush nuk duhet ta reduktojë në folklor. Por një fenomen i tillë mund të shpjegohet edhe nga pikëpamja sociologjike, social-historike: është shprehje e largësisë së shtetit, e skepticizmit ndaj institucioneve shtetërore, por edhe e dështimit të institucioneve shtetërore.

Gjatë periudhës aktuale të tranzicionit në Ballkan janë duke u bërë shumë reforma. A kanë mbërritur këto reforma deri tek njerëzit?

Unë mendoj se është e rëndësishme të thuhet se njerëzit duan që të bëhen reformat. Ata kanë dashur një sistem tjetër, kanë dashur dhe duan të integrohen në Evropë dhe të gjithë e dimë që kjo mund të arrihet me reforma të thella. Ndaj dua të theksoj se njerëzit janë futur brenda një kohe të shkurtër në një proces jashtëzakonisht të trazuar. Secili duhet të kryejë përshtatje të mëdha.

Ne në Perëndim nganjëherë e harrojmë këtë. Por shumë reforma edhe nuk kuptohen dhe shihen si shkëputje nga tradita dhe me zakonet e veta. Një shembull shumë banal, që në Bullgari optimizmi për pranimin në BE ishte aq i madh sa që u pranua edhe taksimi i kërkuar nga BE mbi rakinë e djegur në shtëpi.

Dhe kjo pati një efekt zhgënjyes me pranimin në BE. Shumë reforma nuk kanë treguar në praktikë rezultatet që janë pritur dhe kanë premtuar. Kjo ka shkaktuar fustracione tek njerëzit. Dhe nuk janë reformat që shtojnë shqetësimin tek njerëzit, por eficienca me të cilën zbatohen ato. Ndaj në këtë kuadër mendoj unë ndryshimi institucional dhe ai mental nuk bashkohen. Por as kjo nuk është specifikë ballkanike. Historikisht, mentalitetet ndryshojnë më ngadalë se institucionet.

Deutche Velle

KOMENTE