English

Belgjikë - Hapen Qendrat E Votimit Për Zgjedhjet Legjislative Të Parakohshme

BRUKSEL, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Belgët u drejtuan sot drejt qendrave të votimit për të zgjedhur 150 deputetë federalë në kuadër të krizës mes flamandëve dhe frankofonëve. Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 13:00 GMT. Rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme pritet të dalin rreth orës 15:30 GMT Votimi në Belgjikë është i detyrueshëm. Të gjitha sondazhet parashikojnë një fitore të madhe në Flandër, rajoni holandishtfolës në veri të vendit, të N-VA-së, partia Aleanca e re flamande, që merr 24 deri 26 për qind të votave./ /ec/
KOMENTE