English

Benitez mbërrin në Milano, nis aventura e re me Inter

Milano, 13 Qershor NOA - Rafa Benitez ka mbërritur në Milano për të filluar aventurën e tij të re me ekipin e Interit. Tekniku spanjoll ka mbërritur me një xhet privat rreth orës 17.50 të ditës së sotme. Të martën ai do të japë konferencën e shumëpritur dhe të parën për shtyp, në “Appiano Gentile”.

Tekniku më i ri i kampionëve të Italisë dhe Evropës, pasi dha lamtumirën e tij tek Liverpuli, ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin e Massimo Morattit.

“Jam tepër i lumtur që jam këtu. Gjithçka ka shkuar për së mbari por, më tepër do të flas në konferencën e së martës”, - këto ishin fjalët e Bentiez i cili sapo kishte mbërritur në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE