Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimet: Shpërthimi me 2 të vdekur e 3 të plagosur në Tiranë, atentat me tritol
English

Hetimet: Shpërthimi me 2 të vdekur e 3 të plagosur në Tiranë, atentat me tritol

Tiranë, 13 Qershor 2010 NOA Update – Shpërthimi që i mori jetën sot shtetasve Xhevdet Xhebrahimi dhe Luan Brahja dhe la të plagosur tre pjesëtarë të tjerë të familjes Xhebrahimi, erdhi si rezultat i një atentati të pastër me lëndë eksplozive e llojit tritol.

Ky është rezultati i hetimeve paraprake të kryera nga policia e Tiranës e cila fillimisht foli për një incident të mundshëm e më tej kur iu rikthye hetimit në vendngjarje, tani del me këtë përfundim.

“Të dhënat pas kryerje së ekspertizës së parë në lidhje më shkaqet, hodhën dyshime se shpërthimi mund të kishte ndodhur si pasojë e plasjes së ndonjë bombole gazi, apo defekti ne rrjetin elektrik”, - deklaroi zyrtarisht policia e Tiranës.

Por pas disa orë hetimesh të tjera në vendin e shpërthimit, policia pranon se ngjarja nuk ishte aksidentale por, një krim i pastër me dy të vdekur dhe tre të plagosur.

“Dyshohet se lënda plasëse mund të ketë qenë e vendosur në televizor dhe ka shpërthyer në momentin që tekniku po e vinte në punë atë”, - tha një burim policor në vendngjarje.

Nga rrëmimi i dosjeve policore dhe gjyqësore ka dalë se plot dhjetë vjet më parë, në vitin 2000, viktima i sotëm, Xhevdet Xhebrahimi kishte vrarë një person dhe për këtë krim, ai kishte kryer disa vjet burg por më pas ishte liruar.

Kjo pjesë e të kaluarës së viktimës së sotme, po hetohet nga policia e Tiranës si mundësi lidhjeje me shpërthimin e ndodhur sot.

r.n/NOA

KOMENTE