English

Identifikohen viktimat e shpërthimit

Tiranë, 13 qershor, NOA , Update – Policia e Tiranës ka bërë identifikimin e dy viktimave që kanë vdekur sot nga shpërthimi në një banesë në Sauk të Tiranës. Nga shpërthimi ka mbetur i vdekur kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi. Ndërsa viktima e dytë është Luan Brahja.

Në spital janë shtruar dhe tre persona të tjerë, bashkëshortja e Xhevdet Xhebrahimit, Fatbardha dhe dy fëmijët e tij, Altin dhe Shpresa Xhebrahimi.

Sipas dëshmive të para, të fqinjëve në polici, Brahja është teknik televizori dhe mendohet se ka qenë në banesën e familjes Xhebrahimi për të rregulluar një televizor.

Këto dëshmi kanë bërë që policia të nis hetimet në dy drejtime. E para ka të bëjnë me shpëtimin e bombolës së gazit nga pakujdesia. Ndësa një prej varianteve ka të bëjnë me ndonjë defekt të mundshëm të sistemit elektrik. Megjithatë, dëshmitarët thonë se ka pasur vetëm shpërthim dhe jo flakë.

Të palgosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe janë shtruar ne repartin e djegies plastike.

Mendohet se familjarët mund të japin dhe detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

m.xh/NOA

KOMENTE