Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Shqetësim Për Vonesat Në Kryerjen E Amnistisë Fiskale
English

Konfindustria: Shqetësim Për Vonesat Në Kryerjen E Amnistisë Fiskale

TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Konfindustria shprehu sot shqetësim për vonesat e ekzekutivit shqiptar në kryerjen e amnistisë fiskale. "Vonesat kohore të kryerjes së amnistisë fiskale në Shqipëri kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e dukurisë së largimit të parave shqiptare në sasi jashtëzakonisht të mëdha jashtë vendit, në ngadalësimin e nismave investuese nga biznesi në ekonomi dhe në shtimin e prirjes e tërheqjes/mbajtjes së kursimeve të emigracionit të shumtë shqiptar nga bankat e huaja, pa i kthyer në atdhe", thuhet në njoftimin për shtyp të administratorit të përgjithshëm të Konfindustrias, Gjergj Buxhuku. Shqetësimi vjen nga vendimi i qeverisë greke për fillimin e zbatimit me shpejtësi në Greqi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta. /a.s/f.n/
KOMENTE