Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 13 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Lëvizja "Vetëvendosje" shënon pesëvjetorin me njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kurti arrestohet, "Vetëvendosje" garon në zgjedhje Albin Kurti është arrestuar të shtunën në selinë e lëvizjes "Vetëvendosje" disa orë pasi ka bërë të ditur qëndrimin e kësaj lëvizjeje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Aktivistët kanë akuzuar policinë për përdorim të dhunës, ndërsa policia është arsyetuar se përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm, ngase kanë hasur në rezistencë Tituj të tjerë: - Radhë të gjata në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morin - Zbardhja e korrupsionit me hetime parlamentare - Nisin procedurat për shpronësime në pjesën Aeroport-Besi - Katër të vdekur nga ethet hemorragjike "Express" Arrestohet Kryetari i partisë - Para disa ditësh do të arrestohej udhëheqësi i një organizate joqeveritare, por të shtunën policia arrestoi Kryetarin e partisë më të re politike. Dy orë para se Albin Kurti të lidhej nga policia, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kush po bën show: Vetëvendosje apo Policia? Tituj të tjerë: - I vijnë mysafirët në Prizren - Presidentët Bamir Topi, Filip Vujanoviç dhe Gjorge Ivanov kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Prizrenit, që mbahet më 26-27 qershor. Në këtë takim, Presidenti Sejdiu nuk e ka ftuar homologun e tij serb, Boris Tadiç. - Hetohen lejet e importit - Frikësohen bankat - Herët për kushtëzim - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë vendosur zyrtarisht nëse do të kushtëzojnë procesin integrues të Serbisë me njohjen e Kosovës. - Homazhe dhe kritika - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se liria e Kosovës po dëmtohet nga koalicioni aktual qeverisës, PDK-LDK. "Bota Sot" Njësitë speciale të Policisë arrestojnë Albin Kurtin - Ditën kur paralajmëroi hyrjen në politikë Tituj të tjerë: - Sejdiu: Është koha e distancimit nga njerëzit që kanë vepruar kundër ligjit - Arrestoni kriminelët serbë, kapni hajnat në veri! - Hetimet e paralajmëruara të EULEX-it - Berisha: Rama dhe kupola e bllokut e ka vendin në kuti - Monumenti i NATO-s në qytetin historik të Prizrenit - Arrestimi në "ditën e paqes" promovoi liderin - Qëllimi i fundit i Serbisë është ndarja e Kosovës "Zëri" "Peshku" i madh? - Në Ditën e Paqes së Kosovës, forcat policore kanë arrestuar liderin e "Vetëvendosjes", Albin Kurti Tituj të tjerë: - Tiranasi i Genisit - Në kohën kur të gjithë lojtarët përshendeten me futbollin, Spartak Hamiti nga Tirana, ka hyrë në Librin Genis. - Argjentina e nis me fitore - Forcat amerikane në 75 vende - Skënderaj nderon Thaçin dhe Hoxhajn "Kosova Sot" "Vetëvendosja" futet në politikë, policia arreston Kurtin Tituj të tjerë: - Editoriali - Dy ngjarje në të njëjtën ditë -Vetëm 43 mijë banesa paguajnë tatimet - Pasaportat biometrike, mos prisni sivjet - Priten arrestime të reja për haraç /a.s/
KOMENTE