English

PDU, Tahiri dhuron një shtëpi të re për familjen Kaso dhe pagën e tij për 1 vit

Vlorë, 13 Qershor, NOA – Prej shumë vitesh varfëria është ulur këmbëkryq si në shumë familje të tjera shqiptare edhe në familjen Kaso, nga fshati Ceprat, që ndodhet 20 minuta larg qytetit të Vlorës.

Gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit, deputeti i Partisë për Unitet dhe Drejtësi, Dashamir Tahiri i premtoi kësaj familje prej pesë anëtarësh se do t’i ndihmonte me ndërtimin e një shtëpie të re, pasi shtëpia ku banonin ishte tejet e vjetër rrezikonte t’u shembej mbi krye banorëve të saj duke shkaktuar pse jo viktima.

Më e moshuara e familjes Kaso është plaka e shtëpisë më i moshuar ështe plaka e shtëpisë, Hyrija, plot 80 vjeç, ndërsa më i vogli i familjes Kaso është 4 vjeç.

Por, duket se premtimi për ndërtimin e shtëpisë së Kasove nuk mbeti i parealizuar, pasi puna për rindërtimin e shtëpisë nisi qysh vjet dhe pajisja e saj me të gjitha orenditë e nevojshme për një jetë normale përfundoi vetëm pak ditë më parë.

Pikërisht sot deputeti i PDU-së, Tahiri inauguroi shtëpinë e re dhe ia dhuroi atë me të gjitha të drejtat familjes Kaso.

“Do të dëshiroja të ndihmoja sa më shume persona në nevojë - theksoi deputeti Tahiri, “ndaj i bëj thirrje të gjithë komunitetit të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.”

Në nismën e tij deputeti Dashamir Tahiri do të lobojë edhe me qeverinë për të shtruar rrugën e fshatit Ceprat.

Deputeti i PDU-së, ftoi biznesmenët dhe çdokënd që ka mundësi ekonomike tu gjenden pranë njerëzve në nevojë, dhe gjithashtu edhe vetë autoritetet vendore duhet të nxitojnë me marrjen e masave emergjente për nxjerrjen e qytetarëve të tyre nga varfëria e tejskajshme, dhe familje që vuajnë skamjen janë shumë.

Me lotë në sy, 80 vjeçarja Hyrije Kaso e falenderoi deputetin Tahiri për këtë dhuratë, që sipas Hyrijes nuk ka çmim, pasi familjarët e saj jetonin përditë e më tepërme frikën se shtëpia e vjetër do t’i zinte përfund.

Vetë Hyrija është emocionuar edhe më shumë kur pa me sytë e saj të përlotur banesën fringo të re, të cilës nuk i mungonte asgjë, dhoma e gjumit, kuzhina, dhoma e ndenjies e pritjes dhe çdo pajisje që i duhet një shtëpie të zakonshme për të jetuar.

“Këtë shtëpi nuk do të mundeshim kurrë ta ndërtonim dot e ta pajisnim me gjithçka siç bëtë ju, pasi unë jam e moshuar, djalin e kam të sëmur invalid dhe gruaja e tij është pa punë e mezi ushqejnë fëmijët e tyre”, tha me lotë ndër sy e moshuara e shtëpisë.

I pranishëm në këtë festë të familjes Kaso ishte edhe kryetari i komunës Cerprat, Luli Petani, i cili falënderoi deputetin Tahiri për ndihmën që i dha kësaj familjeje, pasi sipas tij, buxheti i komunës nuk kishte mundësi për t’i ndihmuar.

Dhurata e deputetit të PDU-së, Dashamir Tahiri nuk përfundoi vetëm me shtëpinë e re, pasi ai i dhuroi familjes Kaso edhe rrogën e tij njëvjeçare të deputetit.

mit/NOA
KOMENTE