Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi C, Slloveni - Algjeri, Sfida Për Kreun E Grupit
English

Sport-Botëror/ Grupi C, Slloveni - Algjeri, Sfida Për Kreun E Grupit

TIRANË, 13 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ -Agjeria dhe Sllovenia do të luajnë sot në orën 13:30 ndeshjen e tyre hapëse në grupin C në stadiumin e ri 45 mijë vendesh "Peter Mokaba Stadium", në Polokuane, dyke synuar seicila të marrë tri pikë vitale për të ardhmen e tyre. Të dyja skuadrat mbërritën në Afrikën e Jugut përmes plejofëve, duke gëzuar të drejtën e pjesëmarrjes në grupin ku janë edhe Anglia dhe Shtetet e Bashkuara. Slovenia, që nga ana e saj eliminoi në plejof një gjigant si Rusia, nuk fitoi asnjë nga ndeshjet e saj në finalet e vitit 2002, ku u ndesh kundër Spanjës, Afrikës së Jugut dhe Paraguait. Trajneri Matjazh Kek mund të hedhë nga minuta e parë sulmuesin e Këlnit, Milovoje Novakoviç, i cili ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje me Slloveninë. Algjeria, nga ana e saj fitoi çdo ndeshje në shtëpi në kualifikuese, por iu desh të mundte Egjiptin për të siguruar një vend në Afrikën e Jugut. Paraqitja e parë e Algjerisë në Kupën e Botës daton në vitin 1982, kur mundën Gjermaninë Perëndimore dhe Kilin, ndërsa e dyta katër vjet më pas, 1986, Trajneri Rabah Sadane beson te eksperienca e mesfushorit, Medi Lacen, 67 ndeshje me përfaqësuesen, ndërsa shiriti i kapitenit i është besuar Anter Jahisë. Kjo do të jetë ndeshje e parë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në një sipërfaqe thuajse bari sintetik. /f.n/
KOMENTE