Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/Grupi C, Sllovenia Mposht 1-0 Algjerinë Dhe Merr Kryesimin E Grupit
English

Sport-Botëror/Grupi C, Sllovenia Mposht 1-0 Algjerinë Dhe Merr Kryesimin E Grupit

T TIRANË, 13 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/ - Sllovenia është kryesuesja e grupit C të kampionatit Botëror "Afrika e Jugut 2010" pas ndeshjeve të para. Pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 mes Anglisë dhe SHBA-së, skuadra ballkanase mori kryesimin pasi mposhti me rezultatin 1-0 në stadiumin Polokuane, ekipin afrikan të Algjerisë, falë një goli të shënuar nga kapiteni Robert Koren në minutën e 79-të të ndeshjes. Rezultat i vulosur sërish nga një gabim i portierit. Pas anglezit Green, këtë herë ishte algjeriani Chaouchi ai që gaboi mjaft rëndë, duke mos llogaritur mire trajektoren e topit "Jabulani". Ankesa për topin nga ana e portierëve ka pasur që në fillim të Botërorit dhe tashmë po shihen se ato kanë qenë me vend. Fitorja minimale e Sllovenisë erdhi pas një loje gri, të luajtur keq, që u ndez vetëm pas daljes me karton të kuq në minutën e 72-të të sulmuesit alegjerian që luan tek Siena në kampionatin italian, Ghezzal, i cili hyri në lojë vetëm pjesën e dytë. Grupi C Algjeria - Sllovenia 0-1 Shënues: Koren 79' Algjeria (3-4-1-2): Chaouchi; Bougherra, Yahia, Halliche; Kadir, Yebda, Lacen, Belhadj; Ziani; Mahmour, Djebbour (Ghezzal). Trajner: Rabah Saadane Sllovenia (4-4-2): S.Handanovic; Jokic, Cesar, Suler, Brecko; Kirm, Koren, Radovsavljevic (42' Komac), Birsa (Pecnik); Novakovic, Dedic (Ljubijankic). Trajner Matias Kek. /k.sh/
KOMENTE