English

Tragjedi në Tiranë, shpërthen bombola e gazit, dy të vdekur

Tiranë, 13 qershor, NOA – Një tragjedi ka ndodhur sot në një shtëpi në lagjen “Sauk i Vjetër” në Tiranë. Shpërthimi i një bombole gazi ka qenë fatal për dy persona. Sipas policisë bombola ka shpërthyer në mënyrë të papritur duke shkatërruar një pjesë të madhe të katit të dytë të banesës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy viktimave. Ndërkohë që mësohet se janë dhe tre të plagosur nga shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në Spitalin Ushtarak tre personat e plagosur.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rëndë si pasoj e plagëve të marra nga shpërthimi.

m.xh/NOA (vijon...)

KOMENTE