Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Isaf: Eliminohet Komandanti I Rrjetit Haqqani
English

Afganistan - Isaf: Eliminohet Komandanti I Rrjetit "Haqqani"

KABUL, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Një njësi ushtarake e përbashkët afgano-ndërkombëtare ka sulmuar në provincën juglindore afgane të Khostit një bastion të quajtur "Rrjeti Haqqani", duke vrarë një komandant dhe duke shkatërruar një depozitë municionesh, njoftoi sot Forca ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF). Në një komunikatë ISAF thekson se komandanti u eliminua së bashku me disa mbështetësit e tij gjatë një operacioni dy ditor. Ai është identifikuar me emrin Fazil Subhan dhe ishte i famshëm për rolin e tij në rekrutimin e militantëve të huaj. Përleshja me armë zjarri ndodhi në distriktin Shamul, ku forcat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë shkatërruar edhe një magazinë municionesh, armësh të rënda dhe eksplozivësh, thuhet më tej në komunikatë. Së bashku me talebanët e Mullah Omar dhe milicinë e Gulbuddin Hekmatyr, rrjeti i Jalaluddin Haqqani vepron në kufi me Pakistanin dhe konsiderohet pranë al Kaedës. /e.v/
KOMENTE