Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në rrugën nacionale Fushë Krujë – Krujë, 3 të plagosur
English

Aksident në rrugën nacionale Fushë Krujë – Krujë, 3 të plagosur

Krujë, 14 qershor NOA – Një aksident automobilistik ka ndodhur në orën 10.00 të ditës së sotme në aksin rrugor nacional Fushë Krujë – Krujë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Halil të Krujës, ndërsa një fugon me targa të Krujës KR 2378 A që drejtohej nga Memë Doku është po udhëtonte në drejtim të Krujës është përplasur me një Benz me targa të Tiranës, në të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e kësaj përplasje është plagosur rëndë drejtuesi i fugonit, ndërsa më lehtë janë plagosur edhe drejtuesi i Benit së bashku me pasagjerin.

Policia Rrugore e Krujës e cila mbërriti në vendin e ngjarjes pak minuta pas aksidentit bëri të ditur se Memë Doku është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Krujës dhe sipas të njëjtave burimeve janë jashtë rrezikut për jetën.

r.n/NOA

KOMENTE