Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Brenda Tre Javësh Bëhet Realitet Rritja E Rrogave Dhe Pensioneve
English

Berisha:Brenda Tre Javësh Bëhet Realitet Rritja E Rrogave Dhe Pensioneve

jatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike - TIRANË, 14 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se "programi i qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve bëhet realitet brenda tre javëve". "Më datë 1 korrik, 820 mijë familje shqiptare do të kenë në kontot e tyre një shtesë të rëndësishme, që tejkalon 2-7 herë inflacionin, i cili fatmirësisht po ulet; muajin e kaluar u ul me 1.2 %", tha kryeministri duke informuar deputetët e PD-së në mbledhjen e tyre të përjavshme. Ai theksoi se rritja e rrogave dhe pensioneve është mundësuar nga performanca ekonomike dhe suksesi i padiskutueshëm i reformave. "Ata që menduan se rritja e vitit të shkuar ishte elektorale do të dëshpërohen sivjet me rritjen e re, që është më e madhe se sa e vjetshmja", theksoi kryeministri. "Ne po bëjmë një rritje rrogash e pensionesh duke qënë vendi i vetëm që merr një vendim të tillë, por kemi arësye për ta bërë këtë, sepse jemi vendi me treguesit e perfomancës ekonomike më të mirë dhe kjo është plotësisht e mundshme", tha kreu i qeverisë. Sipas z. Berisha kjo rritje e re e rrogave e pensioneve i bën qytetarët shqiptarë të ndjehen më europianë, pasi pagën mesatare, që 18 vjet më parë ishte 6 dollarë, e bëmë 500 dollarë. "Nuk ka një vend tjetër që në 20 vite të ketë pasur një rritje të tillë prej 80 herë e më shumë të pagës mesatare të punonjësve. Kjo rritje ka një specifikë, se pagën mesatare e gjetëm me 230 dollarë në vitin 2005 dhe e bëmë me rreth 500 dollarë në vitin 2010. Pra, ndjehemi të lehtësuar se u kemi faktuar shqiptarëve respektin për mundin, punën dhe përkushtimin e tyre", theksoi kreu i qeverisë. "Ne, vijoi ai, kemi bërë rritjen minimale të rrogave më të larta dhe rritjen maksimale të rrogave më të ulëta. Edhe këtë herë do të vazhdojmë me rritjen e rrogave më të ulëta, ndërsa të lartat thjesht do të indeksohen. Rrogat e ulëta do të njohin rritje të ndjeshme. Kjo është politika sociale e zemrës së dhimbsur dhe ne nuk heqim dorë nga këto parime", tha Kryeministri. Z. Berisha nënvizoi se vendi trashëgoi nga e kaluara një diferencë në paga, në raportin 1 me 11, ndërsa sot e kemi sjellë atë në 1 me 5 ose 1 me 6, që janë raporte të vendeve të qytetëruara perëndimore. "Vetëm Brezhnjevi dhe Enveri kishin ato raporte. Punëtori merrte 4 mijë lekë Spiro Koleka 36 mijë lekë dhe kjo vazhdoi dhe gjatë viteve të mëparshme të qeverisjes socialiste", u shpreh kryeministri në fjalën e mbajtur sot para deputetëve demokratë. /a.gj/
KOMENTE