Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, Vritet Me Armë Zjarri 39 Vjeçari
English

Elbasan, Vritet Me Armë Zjarri 39 Vjeçari

ELBASAN, 14 Qershor/ATSH - Miranda Sadiku/ - Një person 39 vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 22.30 të mbrëmjes së sotme në qyetin e Elbasanit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit. Zëdhënësja e policies së Elbasanit, Valbona Begu tha për ATSH se "një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, 39 vjeçarin Sajmir Binjaku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend". Mësohet se viktima e ka marrë plumbin në kokë, shumë pranë një pike interneti në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Cerrikut" në dalje të qytetit të Elbasanit. Sajmir Binjaku pronar i një hoteli në Elbasan, ka qenë person me preçedent, ai është akuzuar për vepra të ndryshme penale si, vrasje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Elbasanit ka shoqëruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /gj.m/
KOMENTE