Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Historia E Kampit Të Përqëndrimit Në Aushvic-Birkenau
English

Fishë Teknike - Historia E Kampit Të Përqëndrimit Në Aushvic-Birkenau

U VARSHAVË, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Kampi i vdekjes si Aushvicit i ngritur më 1940 nga Gjermania nazite në jug të Polonisë së pushtuar, mbetet simbol i tmerrit të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, pasi shërbeu si vendi i ekzekutimit të 1,1 milionë personave, një milionë prej të cilëve hebrenj. Më poshtë vijon kronologjia e historisë së tij, bazuar mbi informacione nga muzeu Aushvic-Birkenau: 1939: 1 shtator: Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste dhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Nazistët masakrojnë hebrenjtë dhe i mbyllin nëpër geto. Ata eliminojnë elitën polake dhe tentojnë të dominojnë opozitën klandestine. Pas mbushjes së burgjeve ata ndërtojnë kampet e përqendrimit. 27 prill: Shefi i SS Heinrich Himmler zgjedh vendin e një ish-kazerme në Oswiecim, një qytet në jug të Polonisë i riquajtur Aushvic. 14 qershor: Mbërrin në kamp grupi i parë prej 728 të burgosurish politikë polakë. 1941: 1 mars: Himmler inspekton Aushvicin dhe urdhëron zgjerimin e tij. 22 qershor: Gjermania sulmon ish-Bashkimin Sovjetik (BRSS). Të burgosurit e luftës sovjetike dërgohen në Aushvic. 3 shtator: Vrasja e parë masive me gaz Zyklon B e rreth 600 të burgosurve sovjetik dhe polakë. 1942: 20 janar: Konferenca e Wannsee pranë Berlinit jep zgjidhjen përfundimtare, shkatërrimi i plotë i hebrenjve evropianë. Dhomat e gazit vihen në punë në Aushvic. Pranverë: Fillon internimi në Aushvic i hebrenjve të Evropës të pushtuar. 1 mars: Hapet Aushvic II-Birkenau. 1943: 26 shkurt: Hapet në Birkenau një kamp për romët. 1944: Maj: Avionët aleatë fotografojnë nga lart Aushvicin, me dhomat e gazit dhe furrat me tym. 2 gusht: 3 000 romë vdesin nga gazi. 7 tetor: Kryengritja e "Sonderkommando", të burgosurit hebre të punësuar në shërbimet e furrave krematore. Tre SS dhe 450 të burgosur vriten Nëntor: Ndërpritet vrasja masive e hebrenjve. 1945: 21-26 janar: Gjermanët mbyllin dhomat e gazit dhe furrat krematore, para se të largohen. 27 janar: Mbërritja e trupave sovjetikë që zbulojnë në vend 7 000 të mbijetuar./ /ec/ a.jor.
KOMENTE