Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Kirgizistan - Katër Ditë Dhunë E Përgjakshme
English

Fishë Teknike - Kirgizistan - Katër Ditë Dhunë E Përgjakshme

BISHKEK, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Aktet e dhunës që prej natës së të enjtes duke u gdhirë dita e premte në Kirgizistan, që shkaktuan të paktën 124 të vdekur dhe më tepër se 1 600 të plagosur sipas autoriteteve, janë më të përgjakshmet në këtë vend të Azisë Qendrore që prej shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS. E PREMTE 11 QERSHOR - Gjatë natës, disa mosmarrëveshje mes uzbekëve dhe kirgizëve çojnë në përleshje dhe shkëmbime zjarri të përgjakshme në Och, në jug dhe në rajonet fqinje. Shpallen deri më 20 qershor gjendja e jashtëzakonshme dhe një ndalimqarkulimi nga ora 20:00 deri në orën 06:00. - Njësi policore dhe autoblinda dërgohen në vendngjarje, ku kanë rënë edhe zjarre. - Komuniteti ndërkombëtar, sidomos Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë secila nga një bazë ushtarake në Kirgizistan, bëjnë thirrje për qetësi. E SHTUNË 12 QERSHOR - Vazhdojnë përleshje të përgjakshme. Oficerët e dalë në pension nga radhët e policisë dhe ushtrisë thirren të shkojnë në rajonin Och për të penguar një luftë civile. - Presidentja e përkohshme, Rosa Otunbajeva, kërkon ndihmën e Moskës për të mos lejuar që dhuna "të dalë jashtë kontrollit". Moska, e cila shprehet se bëhet fjalë për një "konflikt të brendshëm", jep vetëm një ndihmë humanitare. - Bashkimi Evropian njofton dërgimin e një eksperti humanitar. - Gjendja e jashtëzakonshme shpallet në Xjalal-Abad, në jug. - Qeveria autorizon forcat e rendit të qëllojnë pa paralajmërim, më tej njofton një mobilizim të pjesshëm të ushtrisë. E DIEL 13 QERSHOR - Ndalimqarkullimi i përhershëm në Och dhe në dy distrikte fqinje. - Të gjithë rezervistëve nga 18 deri 50 vjeç u kërkohet angazhim. - Gjendja e jashtëzakonshme shrihet në të gjithë rajonin e Xhalal Abadit. - Mbërrijnë 150 parashutistë rusë për të mbrojtur bazën ushtarake ruse. E HËNË 14 QERSHOR - Përleshje në rajonet Och dhe Xhalal Abad dhe në disa pika të tjera në jug. Qeveria pranon se e ka të vështirë të kontrollojë situatën. - Një avion me ndihma nga OBSH-ja dhe Rusia kryesisht ushqime dhe ilaçe ulet në Och. - Mbledhje urgjente në Moskë për një aleancë të vendeve të ish-BRSS-së. - Kina dhe Turqia riatdhesojnë shtetasit e tyre. - Forca ushtarake ajrore mbikëqyrin rajonin Och dhe hedhin trakte ku bëhet thirrje për ndërprerjen e luftimeve. - Uzbekistani mbyll kufijtë për refugjatët, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për 45 000 refugjatët dhe fëmijët e tyre në tokën e tij. Disa refugjatë akuzojnë forcat e rregullta se ndihmojnë banda të armatosura për kryerjen e masakrave. - Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, njofton dërgimin e një ndihme urgjente në Uzbekistan për të ndihmuar refugjatët, që mendohet të jenë rreth 80 000 sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, CICR. /I.Pu.
KOMENTE