Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja Për Gazën - Një Ekspert I Okb-Së Shumë Skeptik Për Hetimin
English

Flotilja Për Gazën - Një Ekspert I Okb-Së Shumë Skeptik Për Hetimin

GJENEVË, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Raportuesi i posaçëm i OKB-së për territoret palestineze Richard Falk u shpreh sot "shumë spektik" lidhur me komisionin e miratuar nga Izraeli për të hetuar lidhur me sulmin izraelit kundër flotiljes për Gazën. Falk, raportues i posaçëm për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, theksoi se do të kishte qenë më mirë një "hetim i jashtëm dhe i pavarur". "Tipi i deklaratave të bëra nga zyrtarët politikë izraelitë lidhur me faktin që ushtarakët izraelitë të cilët morën pjesë në operacionin detar të mos i nënshtrohen asnjë seance pyetësore ngre pikëpyetje lidhur me besueshmërinë e një hetimi të tillë", iu përgjigj Falk shtypit pasi ka paraqitur raportin e tij për gjashtë muajt e fundit. "Jam shumë skeptik dhe ky skepticizëm shtohet me hetimin e zhvilluar për operacionin 'plumbi i ashpër' (sulmi izraelit kundër Rripit të Gazës gjatë dimrit 2008-2009), ku shkelja më e rëndë që figuron në raport është një deklaratë lidhur me vjedhjen e një karte krediti nga një ushtar izraelit", theksoi ai. "Asnjë prej deklaratave të rënda lidhur me taktikën, armatimin dhe vetë sulmin nuk iu nënshtruan një analize objektive gjatë hetimit për sulmin kundër Rripit të Gazës", shtoi eksperti i OKB-së. Qeveria izraelite e miratoi sot njëzëri krijimin e një "komsioni të pavarur publik", me pjesëmarrjen e dy vëzhguesve të huaj, për të hetuar lidhur me sulmin izraelit kundër një flotiljeje për Gazën, që përfundoi me vdekjen e nëntë personave më 31 maj. Ky komision do të ketë për detyrë shqyrtimin e pajtueshmërisë me të drejtën ndërkombëtare të marrjes nën kontroll nga Izraeli të anijeve dhe të bllokadës detare të vendosur që prej katër vjetësh në Rripin e Gazës, bëri të ditur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i mbledhur më 1 qershor, është shprehur për një hetim të paanshëm, të besueshëm dhe transparent në përputhje me kriteret ndërkombëtare. /I.Pu.
KOMENTE