Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gadishulli Ballkanik Përfshihet Nga Një Valë I Nxehti
English

Gadishulli Ballkanik Përfshihet Nga Një Valë I Nxehti

ATHINË, 14 qershor /ATSH-MIA/ - Gadishulli Ballkanik është përfshirë nga një valë i nxehti me temperatura deri në 40 gradë Celsius, ndërkohë që në Evropën Veriore temperaturat janë ato të një pranvere normale. Në Greqi vapa ka ardhur shumë më shpejt nga vitet e kaluara dhe temperatura në disa vende gjatë fundjavës lëvizte rreth 40 gradë Celsius. Një numër i madh njerëzish shpëtimin nga vapa e kërkuan në plazhet e vendit. Sipas meteorologëve grekë, në Athinë sot temperatura do të arrijë 37 gradë Celsius, ndërsa në veri në Selanik, do të jetë rreth 35 gradë Celsius. Vala e ngrohtë nuk ka përjashtuar as Turqinë. Turistët e parë, të cilët kanë mbërritur në Izmir dhe Bodrum, kanë provuar temperatura deri në 35 gradë. Temperaturat e larta nuk e kanë kursyer as Stambollin ku sot priten 30 gradë Celsius. Vala e të nxehtit ka goditur edhe Bullgarinë. Në Sofje sot do të jetë 35 gradë Celsius, ndërsa qyteti më i ngrohtë në Bullgari është Plovdivi, ku zhiva në termometër afrohet deri në 40 gradë Celsius. Vapa shkretëtire po përjeton edhe Rumania ku autoritetet po marrin masa sepse shumë qytetarë po përballen me probleme shëndetësore. Tashmë dy ditë temperaturat lëvizin deri në 37 gradë Celsius, ndërsa më rëndë të goditura janë pjesët verilindore të vendit. Sipas paralajmërimeve të meteorologëve, temperaturat në Ballkan do të zvogëlohen nga mesi i javës./ a.jor.
KOMENTE