Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hungari - Presidenti I Ri Zgjidhet Më 29 Qershor
English

Hungari - Presidenti I Ri Zgjidhet Më 29 Qershor

BUDAPEST, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Parlamenti hungarez do të mblidhet për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës më 29 qershor. Data u shpall sot nga kryetari i Parlamentit, Pal Schmitt. Mandati aktual i presidentit Laszlo Solyom skadon më 5 korrik. Në bazë të Kushtetutës, kreu i Shtetit zgjidhet me një shumicë prej dy të tretat e deputetëve. Shumica aktuale qeverisëse e kryeministrit konservator Viktor Orban e gëzon këtë shumicë dhe nuk ka nevojë të konsultohet me partitë e tjera për të zgjedhur presidentin. Por partia në pushtet, "Fidesz", nuk e ka publikuar ende emrin e kandidatit të saj për president, por sipas shtypit mund të jetë vet Scmitt, ish-zëvendëskryetar i partisë. Socialistët, që kaluan në opozitë pas tetë vjetësh, e kanë shpallur kandidatin e tyre, Andras Balog, historian dhe ambasador, një intelektual i njohur i të majtës, pavarësisht se ka shumë pak mundësi të zgjidhet. /e.v/
KOMENTE