Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Përurohen Tre Kënde Lojrash Për Fëmijë
English

Korçë: Përurohen Tre Kënde Lojrash Për Fëmijë

KORÇË, 14 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Në kuadër të projektit "Korça, qyteti i fëmijëve" të hënën u përuruan tre kënde të reja lojrash për fëmijët në këtë qytet. Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, në përshëndetjen e tij, tha se me një financim prej 9 milion lekë të reja, Bashkia ka ndërtuar tre kënde të rinj lojrash për fëmijët, në mënyrë që ata të kenë ku të luajnë, të argëtohen dhe të edukohen. Ai bëri thirrje që shoqëria dhe prindërit të jenë më të ndjeshëm ndaj atyre fëmijëve që detyrohen të punojnë para kohe për t'i thënë "ndal punës së fëmijëve". Për këtë, sipas tij, Bashkia e Korçës në bashkëpunim me UNICEF-in, po zbaton disa projekte për tërheqjen e fëmijëve në mënyrë të organizuar në sheshe dhe kampe verore. Në cermoninë e përurimit merrnin pjesë fëmijë të kopshteve të qytetit dhe shumë prindër./ch/
KOMENTE