English

Kukës: Kequshqyerja E Fëmijëve, Bashkeveprim Dhe Kontroll Në Vijim

KUKËS, 14 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Rritja e aksesit për ushqim te fëmijët dhe arritja e konsensusit për veprime ndërdsektoriale në zbatim të programit kombëtar për "zvogëlimin e kequshqyerjes tek fëmijët shqiptarë" u trajtuan sot në seminarin e organizuar në Kukës nga ministritë e Shëndetësisë dhe Bujqësisë. Përfaqësuesi i ministrisë së Shëndetësisë, Gazmend Bejtja vuri theksin te problemet që ende ekzistojnë në Shqipëri në kequshqyerjen e fëmijëve, veçanërisht në zonat rurale, ndërsa minimizimi i tij kërkon bashkëeëndim të punëve nga të gjitha dikasteret. "Minimizimi i fenomenit kërkon kontroll të vazhdueshëm dhe dhënien e ndihmës për ato shtresa të popullsisë më në nevojë", theksoi Bejtja. Drejtori rajonal i shëndetit publik të Kukësit, Nikolin Martini, theksoi se, "në qarkun e Kukësit fenomeni i kequshqyerjes së fëmijëve vihet re sidomos në familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike, e cila në forma të ndryshme, duhet rritur". Në qarkun e Kukësit trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 35 për qind e familjeve, gjë që do të thotë se problemet e kequshqyerjes në moshën fëminore janë evidente. "Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale, ku numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike arrin deri në 80 për qind", shtoi Martini. Drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit, Ylli Metalia, vuri në dujkje pasojat negative që kequshqyerja jep te fëmijët në procesin e arsimit. "Nga vëzhgimet e kryera është konstatuar se tendencat e braktisjes së shkollës, apo mbetësit në klasë, janë thuajse vetëm nga familjet pa të ardhura, ose me pak të ardhura", tha ai. Në diskutimet e pjesëmarrësve u theksua domosdoshmëria e angazhimit të vazhdueshëm për ndërhyrje të përbashkëta ndërsektoriale në fushën e ushqimit dhe të ushqyerjes së shëndetshme. Në këtë seminar merrnin pjesë drejtues të pushtetit vendor të rretheve të Kukësit, Hasit e Tropojës, të drejtorive rajonale të shëndetësisë, bujqqësisë e të arsimit etj./ch/
KOMENTE