Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin Në Zvicër Biznesmeni I Arrestuar Që Prej Dy Vjetësh Në Libi
English

Mbërrin Në Zvicër Biznesmeni I Arrestuar Që Prej Dy Vjetësh Në Libi

- Max Goldi u arrestua si kundërpërgjigje ndaj ndalimit në Zvicër të një prej djemve të Kadafit - ZYRIH (Zvicër), 14 qershor /ATSH-AFP/ - Zvicerani, Max Goldi, i ndaluar që prej korrikut 2008 në Libi mbërriti sot në aeroportin e Zyrihut i shoqëruar nga shefja e diplomacisë zvicerane, Micheline Calmy-Rey. Goldi u prit nga familja e tij dhe nuk dha deklarata për median. Biznesmeni 54 vjeç, përfaqësues i grupit inxhinierik ABB në Libi u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpie në një residencë në Tripoli së bashku me një biznesmen tjetër zviceran, Rachid Hamdani më 19 korrik 2008 si kundërpërgjigje për arrestimin në Gjenevë të një prej djemve të drejtuesit libian, Muammar Kadhafi, Hannibal si pasojë e një ankese për keqtrajtim bërë nga dy shërbëtorët e të tij. Kjo çështje shkaktoi një krizë diplomatike mes Bernës dhe Tripolit që nënshkruan dje një planveprimi nën drejtimin e Bashkimit Evropian duke i hapur rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE