Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndotja e detit me naftë, Obama sërish sot në Gjirin e Meksikës
English

Ndotja e detit me naftë, Obama sërish sot në Gjirin e Meksikës

Uashington, 14 Qershor, NOA – Në një kohë kur Roja Bregdetare i kishte lënë vetëm 48 orë kohë kompanisë britanike “British Petrolium” për të ndaluar rrjedhjen e naftës në det, presidenti amerikan Barak Obama shkon sot për herë të katërtën herë në rajonin e Gjirit të Meksikës, për të parë nga afër gjendjen.

Sipas të dhënave nga stafi i tij, Obama do të vizitojë tre shtete të prekura nga katastrofa e rrjedhës së naftës atje.

Ndërsa tre herët e mëparshme ai ka vizituar vetëm Luizianën, vizita e presidentit amerikan sot do të jetë e përqendruar në Misisipi, Alabama dhe Florida.

Bëhet me dije ndër të tjera se ditën e nesërme, presidenti Obama do t’i drejtohet vendit nga Shtëpia e Bardhë, për të përshkruar planin e tij në ndihmë të rimëkëmbjes së zonave të prekura.

Ndërsa një ditë më pas thuhet se ai do të takohet me zyrtarët e lartë të kompanisë “British Petrolium” dhe do t’u kërkojë atyre të krijojnë një numër llogarie speciale për të paguar pretendimet për dëmtime nga individët dhe kompanitë e prekura nga kriza.

n.e/NOA

KOMENTE