Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oliver Shmit, mban ligjëratë për Skënderbeun dhe shqiptarët
English

Oliver Shmit, mban ligjëratë për Skënderbeun dhe shqiptarët

Tetovë, 14 Qershor, NOA - Historiani dhe albanologu zviceran, prof. dr. Oliver Shmit, profesor në universitetin e Vjenës, Austri, mbajti një ligjëratë për Skënderbeun dhe shqiptarët në universitetin e Tetovës.

Prof.dr. Oliver Shmit, në fjalimin e tij para auditorit theksoi se ardhja e tij në USHT nuk ka për qëllim që të debatohet vetëm për librin që ia ka kushtuar Skënderbeut, por në tërësi për çështjen shqiptare, pasi siç tha ai “qëllimi i vizitës sonë këtu është që të bëjmë krahasimin e historiografisë greke, maqedonase dhe asaj shqiptare për këtë rajon. Ideja themelore është që të diskutojmë për perspektivat e ndryshme”.

“Qëllimi i ardhjes së studentëve me ne është që të njihen me kompleksitetin historik të këtij rajoni, edhe pse kuptohet se jam i vetëdijshëm se ka interes të theksuar që të bisedoni me mua për librin e Skënderbeut”, theksoi profesori Oliver Shmit. Lidhur me librin e tij për Skënderbeun, profesori Shmit, theksoi: “Mendoj se ka pasur shumë reagime të ndryshme në mes të atyre që e kanë lexuar librin dhe reagimet e tyre kanë qenë të ndryshme në krahasim me ato që nuk e kanë lexuar librin tim për Skënderbeun. Problemi i parë më duket se ishte origjina etnike e Gjergj Kastriotit. Ka disa që kanë botuar shkrime me karakter publicistik dhe të cilët kanë theksuar se unë paskam thënë se Skënderbeu nuk qenka shqiptar ose arbër? Kjo fare nuk është e vërtetë. Skënderbeu ishte arbër, dhe unë mendoj se ky ishte burimi kryesor i debateve. Pra, për atë që unë kam shkruar nuk ka vend dhe hapësirë dyshimi të përkatësisë etnike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra, edhe ekskursioni ynë ka për qëllim të nxit debatin për historiografinë shqiptare. Çfarë edhe është qëllimi i historiografisë që bëhet këtu në Tetovë dhe në rajon, në kontakt me kolegët maqedonas dhe në rajonin shqipfolës dhe të rajonin të Evropës Juglindore.”, tha ndër të tjera prof. dr. Oliver Shmit.

Ligjërata e prof. dr. Oliver Shmitit zgjoi interesim mjaft të madh tek studentët dhe stafi akademik i USHT-së.

NOA-INA

KOMENTE