Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 14 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e hënë 14 Qershor 2010. Gazeta "Koha Jonë" PD : OPOZITA DY QENDRIME PËR RREGULLOREN Deputeti demokrat Eduart Halimi, tha dje se socialistët nuk kanë asnjë vërejtje në Këshill. Partia Demokratike do të votojë ditën e enjte ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në mënyrë që vota për kandidatët në gjykatë të jetë e hapur dhe procedurat e shqyrtimit të tyre më të detajuara. Tituj të tjerë; Elbasan , arrestohet shefi i "Task Forcës",përdori identitet fals Pishinat, Higjena nis inspektimin në Tiranë dhe në rrethe Çfarë përkthehet sot nga letërsia shqipe dhe pse? Gazeta "Integrimi" OPOZITA TË REFLEKTOJË NDAJ MESAZHEVE QË JAPIN INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE Zëvendëskryetari i LSI e quan jo serioz qendrimin e Partisë Socialiste ndaj deklaratave të Presidentit të Anasamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut Cavushoglu. Tituj të tjerë Rriten eksportet e prodhimeve bujqësore në Jug të Shqipërisë Kreu i Zyrës Ndërkombëtare të Punës : Duhet të përqendrojmë fokusin tonë për t'i dhënë fund punës së fëmijëve Botërori 2010: Gjermania e vetmja ndër ekpiet e mëdha që bind, shkatërron Australinë 4-0 Gazeta " Shqip" VIZAT, KOMPLIKOHET VENDIMI I BE Franca rihap diskutimin për çështjen që konsiderohej e mbyllur. Mbledhja e sotme e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së,përveç axhendës për diskutimin mbi krizën politike në Shqipëri, pritet t'i rikthehet edhe çështjes së vizave. Tituj të tjerë; Halla e Bleonën nën hetim për zhdukjen A ka vend për idealistët në politikë Abuzime me tokat në Gjirin e Lalsit. Gazeta "Shqiptare" HASMËRITË E VJETRA, EKSPLOZIVI, 2 TË VRARË E TRE TË PLAGOSUR Policia heton mundësinë e hakmarrjes, viktima Xhevdet Xhebrahimi vrau në vitin 2000 se i ngacmuan vajzën. Mjeku : dy prej të plagosurve kanë djegje, por janë jashtë rrezikut për jetën. Tituj të tjerë; Droga, numërohen 40 mijë përdorues në Shqipëri Kapet mashtruesi, hiqej si shef i Task- Forcës Krasniqi: lufta kundër korrupsionit u politizua Gazeta "55" RAMA, NJË POLITIKAN I PARALIZUAR Qershori është një muaj pas vendimesh për PS, qoftë për reformat në Parlament, qoftë edhe për vendimet e vizave , por Edi Rama është krejt i paralizuar politikisht, prandaj po bën çmos që muaji të shtyhet me paqe. Tituj të tjerë Ministrat e BE pritet të inkurajojnë sot bashkëpunimin parlamentar të forcave politike Si ulej vdekshmëria foshnjore gjatë regjimit komunist Edi Rama tenton të lajë mëkatet kundra natyrës Gazeta "Panorama" ZBULOHET KONTRATA 100 MIJË DOLLARË USD ME KOMPANINË AMERIKANE, PËR PS FIRMOS ADMINISTRATORI I BASHKISË Partia socialiste ka kontraktuar një kompani të njohur amerikane për të promovuar dhe lobuar kauzën e transparencës së saj në shtetet e bashkuara të Amerikës Tituj të tjerë Dita e Shna Ndout, 150 pelegrinë në urgjencë Tumorët, për herë të parë me strategji kombëtare Sh.B.A, si u vranë në Shqipëri mbi 200 diversantë Gazeta "Shekulli" TELEVIZORI BOMBË HEDH FAMILJEN NË ERË Një bombë e fshehur në televizor ka shkaktuar një tragjedi mëngjesin e djeshëm në Tiranë, duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë Tituj të tjerë Reforma , mbyllen 29 spitale Mbyllen hetimet për ish kreun e Hipotekës Vlora, ftesë për emocione verore./m.sh/
KOMENTE