Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranverë Art 2010 , Në Muzeun Historik Kombëtar
English

"Pranverë Art 2010", Në Muzeun Historik Kombëtar

TIRANË, 14 Qershor/ATSH-Suada Daci/.- Rreth 70 artistë shqiptarë, piktorë, skulptorë, grafistë, kanë çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ekspozitën në pikturë dhe skulpturë "Pranverë art 2010". "Ideja për realizimin e kësaj ekspozite ishte e kolegut tonë, Llambi Blido, i cili ju referua ekspozita e "Pranverës e viteve 1972", të cilën regjimi totalitar i asaj kohe e ndërpreu sepse, sipas tyre, ajo kaloi në ekstrem", thotë në një prononcim për ATSH-në skulptori Sotir Kosta, njëri nga pjesëmarrësit në këtë ekspozitë. Ai tregon se "janë mbi 70 punime në pikturë e skulpturë, ku shumë artistë janë prezantuar me dy punime. Në këtë ekspozitë ka një përzierje moshash, kualitetesh, nga më të moshuarit, ata që kanë bërë emër gjatë karrierës së tyre e deri te më të rinjtë". Duke u ndalur te punimi i tij, skulptori Sotir Kosta thotë se "jam përfaqësuar me portretin e një lumjani, të cilin kam kohë që e kam realizuar, duke bërë një trajtim të skulpturës së hershme me atë të ditëve tona". Sipas tij, ekspozita "Pranverë art 2010" "ka vlera para se ne i kthehemi një tradite, e cila na u shua provizorisht për një stinë të bukur si Pranvera, dhe vlera tjetër është që duhet të kemi më shumë pjesëmarrje në ekspozita krahas atyre individuale". Kosta tha se "shumica e krijuesve e kanë pëlqyer dhe përkrahur këtë ekspozitë", dhe se "duam që kjo traditë të vazhdojë çdo vit". Në këtë ekspozitë janë paraqitur me punimet e tyre Pashk Përvathi me dy peizazhe, Adnan Veseli, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Aleksandër Filipi, Anastas Konstadini, Andrea Demçe, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 20 qershor./s.s./
KOMENTE