Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh- Kukës: Një Ditë Në Plazhin E Të Varfërve
English

Reportazh- Kukës: Një Ditë Në Plazhin E "Të Varfërve"

S, 14 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Që në mëngjes, dhjetra fëmijë, të rinj, apo të moshuar, u drejtohen brigjeve të liqenit të Fierzës për t'i bërë ballë të nxehtit të madh që ka nisur. Askush nuk ankohet edhe pse në këtë plazh që zgjatet përgjatë brigjeve të liqenit nuk bëhet fjalë për ndonjë komoditet. "Sido të jetë, këtë vit është më mirë se vjet. Sivjet niveli i ujit është shumë lart e pranë kemi dushqet për hije", thotë duke qeshur Ismet Sefa, ndërsa përpiqet të zgjedhë rrugën e mbuluar me dushqe e ferra. "Deri në breg edhe mund të gjakosesh, si nuk ndërtoi një rrugë kjo bashkia, ndërsa taksat na i rrit çdo vit", shton ai. Plazhi i "të varfërve" Plazhi përgjatë brigjeve të liqenit të Fierzës, ndryshe quhet edhe plazhi i të varfërve. "Këtu mjafton një çadër dhe pak bukë nga shtëpia dhe je zot i vetvetes për gjithë ditën", tregon Besim Korja. "Unë vij çdo mbasdite bashkë me fëmijët edhe pse nuk ka asnjë lloj kushti minimal për ta quajtur plazh." Më të moshuarit, nën hije, luajnë me letra, ose domino, ndërsa të rinjtë e fëmijët është vështirë t'i nxjerrësh nga uji. Kanë gjetur edhe trampolinat për të ushtruar hedhjen nga lartësitë, shkëmbinjtë, ku vihen në radhë për të provuar hedhjen, ndërsa prindërit i mbajnë nën vëzhgim. "Fëmijët këtu nuk ke si i lë pa kujdes. Se nuk dihet çfarë shkëmbi ka nën ujë", thotë Besimi. Plazhi veç freskisë së ujit nuk ka ndonjë gjë tjetër të veçantë, edhe pse përgjatë shumica e banorëve të qytetit këtu kalojnë pushimet. Është plazh me pak shpenzime. "Jemi me fat se e kemi pranë liqenin dhe disi ua plotësojmë dëshirën edhe fëmijëve", thotë Resmiu. Diçka duhet përmirësuar Projektet nuk mungojnë dhe as premtimet për të ndryshuar diçka. Mungon vetëm realizimi. "Bashkia një rrugë mund ta ndërtonte nga qyteti deri në bregun e liqenit e jo të kalojmë nëpër ferra ", thotë Muhamet Idrizi, që kujton se 2 vjet më parë nga bashkia u hodhën disa skoda me rërë. Por vetëm kaq. "Natyrisht këtu mund të ngrihen edhe lokale të vogla për t'u shërbyer pushuesve. Nuk do ndonjë investim, por vetëm dëshirë nga biznesi", shton Muhameti. Liqeni, pak histori dhe statistika Liqeni i Fierzës u ndërtua në gushtin e vitit 1978, kur u ndërtua hidrocentrali i Fierzës. Për krijimin e tij u desh të përmbyten 37 fshatra të rretheve të Kukësit, Hasit, Tropojës e Pukës dhe qyteti i Kukësit të vjetër. Niveli minimal i liqenit është në 243 metra mbi nivelin e detit, ai maksimal arrin në 296 metra mbi nivelin e detit. Liqeni ka një gjatësi prej rreth 75 kilometra, ku rreth 3 km shtrihen në Kosovë, tokë që me marrëveshje të veçantë me ish-Jugosllavinë, është blerë nga shteti shqiptar. Sasia ujëmbajtëse e këtij hidrocentrali arrin në mbi 3,2 miliardë metër kub ujë në nivelin maksimal . Në ujrat e këtij liqeni mbarështrohen 11 lloje peshqish, ku vend të rëndësishëm zë krapi, luçiperka dhe ballgjani./ch/
KOMENTE