English

Soft News - Ukrainë - Një Piranja Peshkohet Në Lumin Dnieper

MOSKË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Një peshkatar ukrainas ka kapur në lumin Dnieper, pranë kryeqytetit Kiev, një peshk piranja, shkruan sot e përditshmja ukrainase "Gazeta pa Kievski", cituar nga agjencia Unian. Pensionisti Valeri Muravov, i cili jeton në fshatin Koncia-Zaspa, kishte shkuar të premten për peshkim dhe në grepin e tij përfundoi një peshk piranja me ngjyrë rozë, një specie që deri sot nuk është parë kurrë në lumenjtë e Evropës veriore. "Tentonte të kafshonte rrjetën e koshit ku e kisha futur", deklaroi i moshuari i cili ka vendosur ta mbajë gjallë peshkun. "Nuk do ta gatuaj, do ta vë në dispozicion të shkencëtarëve, nëse do të duan", deklaroi ai. Sipas gazetës, që ka publikuar shumë foto të peshkut të "tmerrshëm", piranja ka shumë mundësi që t'i përkiste ndonjë "oligarku" i cili e ka marrë me vete jashtë shtetit për ta mbajtur në akuarium, por që më vonë ka vendosur të mos e mbajë më duke e hedhur të gjallë në lum. /e.v/
KOMENTE