Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi E, Japonia Arrin Të Zbusë Luanët Afrikanë
English

Sport-Botëror/ Grupi E, Japonia Arrin Të Zbusë "Luanët Afrikanë"

TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Japonia fitoi 1-0 sfidën e stadiumit Bloemfontein ndaj Kamerunit, e vlefshme për grupin E. Rasti i vetëm për t'u shënuar gjatë pjesës së parë është goli i Hondas, që shfrytëzoi më së miri një krosim të Matsuit në minutën e 39-të dhe me të majtën mposhti portierin kamerunas Souleymanou, duke i dhuruar tre pikët e para aziatikëve. Në pjesën e dytë sulmesi kamerunas Samuel Eto'o u përpoq të shënonte në disa raste, por nuk mjaftoi për t'i dhënë tre pikët e para "luanëve afrikanë", që në fund të ndeshjes ishin afër barazimit, duke goditur shtyllën me anë të Mbia. Japoni - Kamerun 1-0 Shënues: Honda 39' Japoni (4-5-1): Kauashima; Nagatomo, Nakazaua, Tanaka, Komano; Matsui (Okazaki), Honda, Abe, Hasebe (Inamoto), Endo. Trajner. Okada. Kamerun (4-3-3): Souleymanou; Assou-Ekotto, Bassong, Nkolou, Mbia; Enoh, Makoun (Geremi), Matip (Emana); Choupo-Moting, Webo, Eto'o. Trajner: Poul Le Guen./s.s./
KOMENTE