English

Sport-Botëror/ Grupi F, Debutim I Vështirë Në Botëror Për Kampionët E Botës

TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Një debutim jo ideal për Italinë në Kupën e Botës, "Afrika e Jugut 2010". Përfaqësuesja italiane mbylli me një barazim 1-1 ndeshjen e parë në grupin F kundra Paraguajit. Të parët kaluan në avantazh paraguajanët në pjesën e parë me golin e Alcaraz në minutën e 39-të. "Axurrët" barazuan gjithçka në pjesnë e dytë me anë ë mesfushorit De Rosi që shënoi në minutën e 63-të, pas një goditjeje këndi. Ndërkohë në pushimin mes dy pjesëve trajneri italian, Marcello Lipi zëvendësoi portierin Bufon për arsye dëmtimi. Grupi F Itali - Paraguai 1-1 Shënues: Alcaraz 39'; De Rossi 63' Italia (4-3-2-1): Buffon (Marchetti); Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Criscito; De Rossi, Montolivo, Marchisio (Camoranesi); Iaquinta, Pepe; Gilardino (Di Natale) Trajner: Marcello Lippi Paraguai (4-4-2): Villar; Morel, Alcaraz, Paulo Da Silva, Bonet; Torres (Santana), V.Caceres, Riveros, Vera; Valdez (Santa Cruz), Barrios. Trajner: Martino
KOMENTE