Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi F, Italia Fillon Mbrojtjen E Titullit Nga Paraguaji
English

Sport-Botëror/ Grupi F, Italia Fillon Mbrojtjen E Titullit Nga Paraguaji

-Kampionia në fuqi e botës nis mbrojtjen e kurorës së saj në Afrikën e Jugut -. TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Kampionia në fuqi, Italia, e nis mbrojtjen e kurorës së saj në Kupën e Botës me ndeshjen kundër Paraguajit në Cape Toun, sot në orën 20:30 në ndeshjen e vlefshme për grupin F. Skuadra"Azzurri" e mori titullin katër vjet më parë në Gjermani dhe nuk do ta lëshojnë lehtë trofeun. Pengesa e parë e Italisë është Paraguaji, që në një farë mënyre paraqet një test jo shumë dashamirës për formacionin e Marçelo Lipit. Përgatitjet e Italisë nuk krijuan një përshtypje frymëzuese, por si një veterane e finaleve prej saj mund të presësh gjithçka. Paraguaji synon të mbijetojë sa më gjatë në Afrikën e Jugut dhe fitoret në kualifikuese kundër Brazilit dhe Argjentinës dhanë sinjalin se nuk është një ekip turistik. Përgatitjet e Italisë për në botëror u vështirësuan nga dëmtimi i fantazistit Andrea Pirlo, por mesfushori i Milanit duket se do të mungojë vetëm në dy ndeshjet e para. Një lajm i mirë për Marçelo Lipin është rikuperimi në kohë i Daniele De Rosit. Paraguaji ka pasur probleme me Oscar Cardozo, i cili për shkak të një problemi i dha fund ëndrrës për të qenë në Kupën e Botës. Roque Santa Cruz do të jetë në krye të sulmit. /a.ke/
KOMENTE