Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Botëror- Të Gjithë Kundër Vuvuzelave Afrikane
English

Sport- Botëror- Të Gjithë Kundër "Vuvuzelave" Afrikane

TIRANË, 14 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kanë mjaftuar vetëm tre ditë nga botërori, që të gjithë të bien në një mendje: vuvuzelat e Afrikës duhet të zhduken nga stadiumet. Trumbetat që gumëzhijnë gjatë gjithë lojës, nuk u pëlqejnë aspak telespektatorëve, mediave, dhe sidomos futbollistëve e trajnerëve. Leo Mesi është një nga ata që është ankuar më tepër: "Nuk kuptohet asgjë, pasi nuk mund t'u flasësh dot shokëve të skuadrës". Të njëjtin shqetësim shtroi edhe kapiteni i Francës, Patris Evra: "Për faj të borive, nuk arrijmë të kuptohemi në fushë. Madje as nuk mund të flemë natën, pasi ato fillojnë në dëgjohen që në 6 të mëngjesit". "Kemi pasur disa ankesa. Disa herë kemi provuar të vendosim rregull. Kemi kërkuar që "vuvuzelat" të mos bien gjatë himneve kombëtare dhe gjatë kohës kur ndërhyn folësi i stadiumit. Është e vështirë, por po bëjmë të pamundurën. Nëse vazhdojnë të krijojnë shqetësime, mund t'i heqim fare", tha presidenti i komitetit organizator të "Afrika e Jugut 2010", Deni Xhordan. Po si mund të krijohet atmosferë nga tifozët në stadium? "Më mirë le të këndojnë" , u shpreh ai. /a.ke/
KOMENTE