English

Teknologjia E Informacionit- Degë Të Reja Në Shkollat Profesionale

TIRANE, 14 Qershor /ATSH/- Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur të investojë për të mbështetur hapjen e degëve të reja të tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në shkollat profesionale. Synohet që së shpejti të hapen degë të reja në 12 shkolla, kur aktualisht degë të tilla ka vetëm në 5 shkolla nga 49 të tilla profesionale në shkallë vendi. Në kuadrin e iniciativës së shpallur nga Kryeministri Sali Berisha "Shqipëria Dixhitale", në fushën e arsimit janë marrë disa hapa, jo vetëm në nivelin e arsimit të mesëm, por dhe atë të lartë, që synojnë rritjen e numrit të nxënësve që mësojnë dhe studiojnë në degët dhe profesionet e lidhura me Teknologjinë e Informacionit, e cila prek çdo fushë. Është një numër i madh profesionesh që prek pikat e takimit midis industrisë, ekonomisë, biznesit, tregtisë dhe Teknologjisë së Informacionit. Kriza financiare e tre viteve të fundit në gjithë botën tregoi se profesionet më pak të prekura nga kriza ishin ato që lidhen me TIK-un. Koha e pas krizës tregon se shanset e ekonomive për të dalë sa më shpejt nga kriza dhe për t'u ringritur janë më të mëdha në vendet ku investimi për arsimin ka qenë më i madh dhe ku niveli i arsimimit dhe i formimit të specialistëve është më i lartë. Në këtë kuadër, MASH së bashku me drejtoritë arsimore dhe shkollat profesinale, me mbështetjen e Agjencisë së Arsimit dhe Formimit Profesional dhe të donatorëve, synon hapjen e degëve të IT -së në disa shkolla profesionale të rretheve të vendit tonë. Projekti synon edhe rritjen e numrit të specialistëve të TIK në këto shkolla./e.gj/s.s./
KOMENTE
  • Anizel18:30 - 02 Gusht 2011
    Gentian.."hoteleri-Turizëm"..te fabrika e miellit shkolle shume e mire ..te tjerat kerkoi ne internet.....
  • une kam mbaruar provimet i lirimit pas ciklit 9-vjecar dhe dua te gjej se ku ndodhen ne tirane shkollat profesionale publike15:11 - 02 Gusht 2011
    emri i fb-se glentin kadriu
  • une kam mbaruar provimet i lirimit pas ciklit 9-vjecar dhe dua te gjej se ku ndodhen ne tirane shkollat profesionale publike15:10 - 02 Gusht 2011
    ju lutem pres nje pergjigje nga ju mund te komunikojme nepermjet fb ose nr tel
  • une kam mbaruar provimet i lirimit pas ciklit 9-vjecar dhe dua te gjej se ku ndodhen ne tirane shkollat profesionale publike15:09 - 02 Gusht 2011
    jam glentin kadriu banoj ne tirane.kam mbaruar ciklin 9-vjecar dhe dua te gjej nje shkolle ne tirane profesionale publike .