Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Neser Nis Aksioni Për Prishjen E Objekteve Pa Leje Në Pyllin E Sodës
English

Vlorë: Neser Nis Aksioni Për Prishjen E Objekteve Pa Leje Në Pyllin E Sodës

VLORË, 14 qershor /ATS-H.Koçi/ - Gjatë 24 orëve të ardhshme, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) për rajonin e Vlorës, do të nisë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Pyllit të Sodës, në perëndim të qytetit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar, Sokol Qehahaj, tha për ATSH-në se, në këtë zonë janë evidentuar 140 objekte të ndërtuara pa leje, mes të cilave 30 lokale dhe mjedise të tjera shërbimi, ndërsa pjesa tjetër banesa. Qehahaj theksoi se "gjatë procesit të verifikimit ka rezultuar se këto objekte janë ndërtuar pas përfundimit të afatit të vetëdeklarimit, ç'ka bën që ato të cilësohen të paligjshme." "Megjithëse janë paralajmëruar për shkeljet ligjore që kanë bërë dhe për pamundësinë e përfshirjes në legalizim, pronarët e këtyre objekteve, kanë vazhduar t'i ndërtojnë ato", theksoi Qehajaj. Ai tha se aksioni do të drejtohet nga titullarë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ndërkohë që mjetet e nevojshme të ndërhyrjes tashmë kanë mbërritur në qytet. Nga ana tjetër, Qehajaj nuk përjashtoi edhe një proces tjetër verifikimi për disa nga objektet e mësipërme, duke theksuar se, disa nga pronarët kanë paraqitur dokumenta që vërtetojnë se ato janë përfshirë në procesin e legalizimit. Për të gjitha këto raste, shtoi kreu i INUK për Vlorën, do të veprohet në përputhje me ligjin, që nënkupton ngrirjen e veprimeve ndaj tyre. Pylli i Sodës, me një sipërfaqe prej rreth 750 hektarësh, që cilësohet si "mushkëria e qytetit", është dëmtuar pas viteve 1990-të, si pasojë e një sërë faktorëve, mes të cilave edhe ndërtimet pa leje. Janë disa qindra objekte, kryesisht banesa, që janë ndërtuar gjatë kësaj periudhe, të cilat janë përfshirë në procesin e legalizimit./ch/
KOMENTE