English

Vocaj zbardh ngjarjen në Sauk: Tritoli në TV, hakmarrje për vrasjen e xhaxhait në ‘97

Tiranë, 14 Qershor, NOA – Hakmarrja për vrasjen e xhaxhait në vitin 1997, e ka detyruar një person që të marrë hak ndajnjë familje të tërë duke i vënë tritol tek televizori, i cili sa ështëinstaluar, ka shpërthyer duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 3 të plagosur nëgjendje të rëndë.

Ky është shpjegimi zyrtar që drejtori iPolicisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë sot përmes një konference të posaçmepër shtyp, mbi zbardhjen e detajeve të ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Saukparaditen e djeshme.

Sipas tij, u ngrit një grup i posaçëm hetimor,i cili në bazë të veprimeve të kryera konstatoi se lënda shpërthyese, konkretishte sasisë prej 600 gramë, ishte e futur në një televizor plazëm që iu bë dhuratëme abonim viktimës Xhevdet Xhebrahimi, sikur ai kishte fituar një llotari me këtopajisje, përmes një emri të rremë që dha autori i ngjarjes.

“Më pas, televizionin 32-polësh, të blerë nënjë supermarketet e Tiranës, pasi i ka futur brenda tritol autori ia ka nisurfamiljes së viktimave, ndërsa gjatë montimit nga 71-vjeçari së bashku me tëafërmin e tij Luan Brahja, 36 vjeç, që të dy viktima të ngjarjes, është realizuaredhe shpërthimi i lëndës plasëse”, ka sqaruar më tej, shefi i forcave policoretë kryeqytetit.

Duke rrëfyer më pas rreth ngjarjes së rëndë,Vocaj ka deklaruar edhe identitetin e autorit të saj, i cili është LuanDervishi, 25-vjeç, i lindur në Picallë të Durrësit.

Sipas tij, ai e ka ndërmarrë aktin e rëndë “përhakmarrje”, pasi viktima Xhevdet Xhebrahimi i kishte vrarë xhaxhain në vitin tragjik1997.

Tashmë, Dervishi është mundur të vihet nëprangat e policisë dhe do të gjykohet për

veprën penale të vrasjes me paramendim, sqaroindër të tjera drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Ngjarja e djeshme në Sauk ka tronditur gjithëopinionin, pasi prej saj mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE